Për të qënë më të saktë, në kushtet e gjinisë ambigue, Tefta ecte si mushkë.
Tefta i shoqëronte hapat e mëdhej me kërrusje të thella para dhe prapa si bëjnë malësorët që e kalojnë jetën duke u hedhur nga një shkrep në tjetrin.
Shumica ishin të mendimit se Tefta ishte qelbësirë.
Por kishte edhe që thoshin se Tefta ishte pocaqi'.
Dhe të tjerë që ngulmonin se Tefta nuk mund të ishte më tepër se plehër.
S'dihej pse cilësimet për Tefrën ishin ciklike, mujore ose vjetore, lunare ose solare.
Teftën e quanin 1 muaj rresht nevojtore. Pastaj 1 vit rresht hale. Pastaj 1 muaj qenef. Pastaj 1 vit gropë septike. E kështu me rradhë me muaj e me vite.
Tefta ishte inxhinire. Por Tefta dhe inxhinieria s'kishin asgjë të përbashkët, nuk takoheshin kurrkund. Tefta s'kishte absolutisht asnjë haber nga inxhinieria, asnjë dijeni, asnjë përvojë, as teorike as praktike.
Llapaqenia Tefta s'linte mbledhje kolektivi pa dërdëllitur.
Tafta ngrihej e fliste e s'kishte të ndalur.
Tefta ta nxinte jetën duke llomotitur për bllokadën, për armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm, dhe pafund tmerre të tjera.
Tefta nuk qeshte.
Tefta shkrofëtinte.
Të ishe aq fatkeq sa të ndodheshe aty ku Tefta qeshte duke shkrofëtirë, lusje Zotin më mirë të bëje 25 vjet burg, vetëm kjo të mos ndodhte, vetëm aq fatzi të mos ishe.
Lugatja Tefta hante me të njëjtat krrokama zorrësh, me të njëjtat konvulse gastrologjike, me të njëjtin zell, si një dosë që ka futur feçkën dhe kokën brenda një grazhdi silazhi ku po bluan me dhëmbë kaçarruma misri.
Tefta, pasi hante, gromësinte si bubullon gryka e Dajtit kur pas pak do nisi shiu.
Pas gromësimës Tefta pirdhte.
Pjerdhja e Teftës nuk kishte të sosur.
Ta dëgjoje Teftën kur pirdhte, të ikte malli për gjëmimin e topave dhe kërrcitjen e mitralozave në betejën e Stalingradit.
Zhabulania Tefta, përveçse s'kishte asgjë prej femre, kishte një problem tjetër që e bënte definitivisht të neveritëshme dhe mbante larg saj jo vetëm njerëzit, por çdo gjë të gjallë që Perëndia e ka paisur me dy brima afër e afër në mes të surratit.
Tefta vinte erë.
Tefta qelbej nga një kilometër larg.
Tefta kutërbonte aq rëndë sa të jepte ndjesinë se ishte gjithë kohës e dhjerë në brekë dhe e pshurrur mes shalësh.
Qelbja e Teftës ishte si duhma që lë pas kopeja me derra.
Të shpëtoje deridiku nga qelbja e Teftës, nuk mjaftonte të ikte Tefta. Duhej të largohej me vrap në sens të kundërt edhe viktima.
Askush nuk gjeti çfarë ishte tamam-tamam qelbja e Teftës.
Të shumtët thonin Tefta vjen era shurrë.
Të tjerë këmbëngulnin se Tefta vjen era përç.
S'ishin pak ata që thonin se Tefta qelbet si kërrmë.
Të tjerë betoheshin se Tefta vjen era qen i ngordhur.
Dhe të tjerë që nuk e vinin aspak në dyshim se kutërbimi i Teftës është ose bajgë lope, ose spirrë kalamani, ose kakë e tharë, ose të treja bashkë.
Tefta ishte një kryevepër Ferri.
Teftën e kishte bërë Djalli me dorën e vet.
Një aq të fëlliqt sa Tefta nuk e gjeje dot në asnjë libër dhe në asnjë film.
Të gjithë bënin be' se Tefta ishte kreatura më e ndyrë që u kishin zënë sytë.
Ndërmarrja ishte plot me rraqe.
Rraqja më e fëlliqët në atë ndërmarrje, kryerrecka, kryepaçavurja e ndërmarrjes, ishte Tefta.
Çfarë bënte Tefta në zyrë vite të tëra, ishte një mister që askush nuk e zbuloi dot.
Të thuash që Tefta s'bënte asgjë, ishte teprim. Gjithsesi Tefta diçka e bënte.
S'kishte hale ku s'fuste turit Tefta.
Sipas një definicioni të përsosur me kalimin e kohës, spiunët më të shumtë dhe më të qelbët ishin "ata që s'bënin asnjë punë, dhe ndodheshin kudo".
Tefta ishte pikërisht një e tillë.
Tefta ishte një spiune.
Të lodhur dhe të frigur nga kudondodhja e spiunes Tefta, njerzit thoshin:
Çfarë t'i bëjmë kësaj qelbësire ?
Si të shpëtojmë nga kjo plehër ?
Ta hedhim nga Shkalla e Tujanit ?
Ta rrëxojmë nga Shkëmbi i Kavajës ?
Ta shtyjmë si padashur brenda në një gurthuese ?
Ta flakim spiunen Tefta brenda një grope me zift të shkrirë ?
Ç'bën vallë sot e skëterrshmja Tefta ?
A vazhdon t'i fusi turit në çdo hale ?
A vazhdon me spiunllëqe ?
A vjen erë ?
Opinion
Edison Ypi: Tefta ecte si kalë
Lugatja Tefta hante me të njëjtat krrokama zorrësh, me të njëjtat konvulse gastrologjike, me të njëjtin zell, si një dosë që ka futur feçkën dhe kokën brenda një grazhdi silazhi ku po bluan me dhëmbë kaçarruma misri.