Edison Ypi: Për Murgun

12 Nëntor 2023, 20:50| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 20:53

  • Share

Gdhendësi gjenial i perlave poetike të pavdekshme, perfeksionisti që pranonte të vdiste para se të bënte gabimin më të papërfillshëm, mjeshtri që nuk gaboi kurrë asnjë gërmë e asnjë tingull, Murgu që, si e kam dëgjuar me veshët e mi, u mendua "deri në tetë vite për 1 varg".

Nositi që për të frymëzuar të tjerët shqeu nga mishi i vet, estetizanti kursimtar i fjalëve që zbatoi me rigorozitet të pabesueshëm principin e të shkruarit sa më pak, Njeriu, Zotniu, Fisniku, Aristokrati, që nuk u interesua kurrë për asnjë botim, i paepuri që nuk foli kurrë në asnjë mbledhje dhe nuk mori pjesë kurrë në asnjë kongres, sympozium, apo promuovim, Shtërgu i Fundit, që duke lënë pas turma halabakësh qesharakë materialistë që mbahen për poetë por janë këllira, iku e na la jetimë 36 vite më parë, në një ditë vjeshte me shi si kjo, për të mbetur, jo si Dielli mbi kokat tona që ndrit e ngroh planetet çdo ditë e më pak derisa një ditë do fiket, por si një Diell që ndrit e ngroh çdo ditë e më tepër humanët e etur për perfeksionizëm shpirtëror.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • miri: 13/11/2023 23:44

    Ke parasysh ndonjë emër konkret Ti, apo flet kështu në përgjithësi... Fjala 'murg' me sa dimë nuk është emër i pbrvetëshëm dhe kuptimi i saj dihet nga të gjithë...

    Përgjigju
    • Katnari: 14/11/2023 10:12

      Miri mos i hyr kot këtij muhabeti Dukesh që sja ke haberin

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?