Edin Terzic

Edin Terzic 'kërcënon' Real Madridin: Finalja nuk luhet, ajo fitohet

31 Maj, 21:30| Përditesimi: 31 Maj, 21:52

  • Share

Borussia Dortmund është rikthyer në finalen e Champions League pas 11 vitesh. Të shtunën në 21:00 në Uembley të Londrës gjermanët përballen kundër Real Madrid. Përpara ndeshjes foli trajneri i gjermanëve, Edin Terzic.

"Unë thashë që finalja nuk luhet, ajo fitohet. Ky është objektivi ynë i qartë. Natyrisht ne jemi të lumtur që jemi këtu, rruga kalon nga Real Madrid, por objektivi ynë është të mbajmë trofe në duart tona”, tha Terzic.

Për kolegun e tij Carlo Ancelotti dhe kundërshtarin ai më pas vazhdoi: "Kam respektin maksimal për të. Si menaxhohen skuadrat, si luajnë lojtarët për të: ai është një model për trajnerët e rinj, përfshirë edhe mua. Ne e dimë se Real Madridi është skuadra më e suksesshme në këtë sezon, por ne jemi gati të luajmë në nivelin më të lartë, gjëja më e rëndësishme është ndeshja", tha ai.

 Terzic më pas tha se nuk e kishte menduar ndonjëherë finalen.

"Dhjetë vjet më parë a do ta kisha menduar ndonjëherë se do të arrija në finale në Uembley? Jo. As katër muaj më parë, kur u kualifikuam për në raundin e 1/8. Me çdo ndeshje udhëtimi bëhet më i shkurtër dhe besimi bëhet më i fortë", tha Terzic.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?