Edin Dzeko

Edin Dzeko refuzon rinovimin, Interi gjen pasardhësin në Premier League

10 Mars 2023, 16:16| Përditesimi: 10 Mars 2023, 16:17

  • Share

Inter dhe Edin Dzeko nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Marrëveshja mes palëve skadon në verën e këtij viti, me zikaltërit që nuk e kanë bindur ende 36-vjeçarin.

Gazzetta dello Sport bën me dije se Inter i ka ofruar kontratë një vjeçare sulmuesit, me boshnjakun që kërkon të paktën një firmë për dy sezonet që vijnë.

Në të tilla kushte zikaltërit nuk janë ndalur me kaq, duke gjetur edhe zëvendësuesin e Dzekos. Nga Italia bëjnë me dije se Inter kërkon të kthejë në Itali sulmuesin Gianlucca Scamacca që aktualisht luan me West Ham.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?