Sociale

Edicioni i katërt i 'Survivor Games', Veliaj: Kaluam një periudhë të vështirë, maratona, kartolinë e një Tirane që është ngritur më e fortë dhe më e bashkuar

10 Tetor 2021, 16:54| Përditesimi: 10 Tetor 2021, 17:10

  • Share

Sot në Parkun e Liqenit Artificial u zhvillua edicioni i katërt i kampionatit “Survivor Games”, një organizim “outdoor” që promovon jetesën aktive në natyrë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se këtë herë “Survivor Games” merr një konotacion tjetër, sepse vjen pas përballjes së vendit me tërmetet dhe pandeminë e Covid 19.

"Jemi të gjithë survivors. Dhe si njerëz që i mbijetojmë sfidave, si njerëz që rrëzohen, ngrihen, rrëzohen, ngrihen unë them që të gjithë meritojmë titullin survivors. Kjo sepse secili ka bërë betejën e vet, dikush në polici, dikush zjarrfikës, dikush në mjekësi, dikush në klasat e shkollave tona. Prandaj besoj që ky edicion i kushtohet gjithë atyre survivors që në punën e tyre realisht japin më të mirën", nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku rikujtoi edhe Maratonën e Tiranës, që do zhvillohet ne 17 Tetor, si një mundësi fantastike për adhuruesit e sportit.

"Shumica prej jush kanë qenë dhe promotorë dhe janë regjistruar dhe dua shumë që të jetë një kartolinë e Tiranës moderne dhe të një Tiranë që dhe nga tërmetet dhe nga pandemia është ngritur më e fortë, më e bashkuar e më solidare", sqaroi më tej ai.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?