Edicioni i 14 i 'PriFest' në Prishtinë, dedikim Vjosa Berishës! Veliaj: Një histori suksesi për Tiranën dhe Prishtinën

21 Shtator 2022, 21:09| Përditesimi: 21 Shtator 2022, 21:32

  • Share

Me moton “For Her”(për të) Festivali Ndërkombëtar i Filmit, “Prishtina International Film Festival” çeli edicionin e 14-të, dedikuar regjisores dhe themelueses së festivalit Vjosa Berisha, e cila u nda nga jeta në qershor të këtij viti. Pjesëmarrës në çeljen e festivalit në Kino Armata në Prishtinë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vlerësoi kontributin e themelueses së “Pri film Fest”-it, duke e cilësuar një histori suksesi për të dy vendet.

 “Vjosë, një gjë kaq e bukur, nuk mund të ndodhë pa u përfshirë Tirana”. Kështu që sot jam këtu që të mbaj fjalën që i dhashë Vjosës, që ne do të përfshiheshim në edicionin e radhës dhe besoj që në vitin kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë nuk mund të mos mungonim. Besoj fort që ajo që është një histori suksesi në Prishtinë, është edhe suksesi ynë në Tiranë. Ajo që është një gjë e bukur në Tiranë, është edhe suksesi i Prishtinës,” u shpreh Veliaj.

Edicionit të këtij viti të “PriFest “ nuk i mungoi dhe një program special i festivalit të filmit të Odesës (Odesa International Film Festival).

“Vjosa do ishte shumë krenare sot që Ukraina është prezente, që Odesa është këtu prezente. Ndonjëherë e marrim njëri - tjetrin për të mirëqenë. Ne i marrim fqinjët për të mirëqenë dhe ndonjëherë harrojmë që fqinjët jemi po ne vetë. Nuk duhet ta marrim njëri – tjetrin për të mirëqenë. Ky leksion që ndodhi në Ukrainë, duhet ta çmojmë dhe ta duam shumë njëri – tjetrin, mos të gjejmë arsye për t’u përçarë, por të gjejmë arsye për t’u bashkuar,” tha Veliaj.

Me prurjen e filmave më cilësore nga vende të ndryshme të botës mimi kryesor i festivalit ndërkombëtar të filmit në Prishtinë “Pri Film Festival” “Hyjnesha e kuqe për filmin më të mirë Ballkanik”, nga ky vit do të mbajë emrin Vjosa Berisha.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?