Kryeministri Edi Rama duke biseduar me Mark Zuckerberg gjatë takimit në Mynih

Edi Rama takon krijuesin e Facebook: Darkë miqsh të posaçëm (FOTOT)

14 Shkurt 2020, 22:15| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 22:49

  • Share

Kryeministri shqiptar gjatë qëndrimit në Mynih ka takuar krijuesin e Facebook-ut Mark Zuckerberg. Edi Rama ka publikuar fotot e takimit, ndërsa shkruan se u takua me Zuckerberg gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë. Në foto Zuckerberg shfaqet i përqendruar duke dëgjuar kryeministrin Rama dhe biseduar.

Ditën e sotme në Gjermani Edi Rama ka takuar disa liderë. Konferencën e Sigurisë në Mynih  kreu i ekzekutivit shqiptar po e përdorur edhe për të lobuar për Konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet në Bruksel në datë 17 Shkurt për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Për të tre takimet që ka zhvilluar sot, si me kryeministrin kanadez, të Kuvajtit, por edhe princin e Arabisë, Rama shpreson te mbështetja financiare ditën e hënë. Ndërkohë që sot Holanda zyrtarizoi ndihmën 3 milionë euro për Shqipërinë. Dëmet llogariten 980 milionë euro, teksa rindërtimi kërkon rreth 1.08 mld euro. 

Komento

Komente

  • Qytetar: 15/02/2020 12:09

    Besoj se i ka bere pershtypje te mira sepse nje vend i vogel me kryeministrin me te gjate por me vizion, kjo mjafton qe ne takimet nderkombetare Rama na nderon. .. Brenda vendit duhet mjafte pune...

    Përgjigju
  • Fakju: 15/02/2020 09:37

    I ka thon Edi me ja mbylle fejsbokun tgjithe atyre qe jane kunder rilindjes prandaj qesh cifuti zuterberg se i ka thon hidhu edo hidhu so pa pare kjo pune.

    Përgjigju
  • Pleshti: 15/02/2020 00:44

    Rama po i thote hajde be Shqiperi, te jap toke. Vetem like per mua dhe je i nerum.

    Përgjigju
    • A.n.: 15/02/2020 07:45

      Te dy e kane nje gje te perbashket: Zuckenberg i vodhi idene per krijimin e FB binjakeve Winklevoss, ndersa Rama i vodhi te ardhmen shqiptareve.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?