Edi Rama i bën share videos së
'Shqiptarja.com', ku ai kërcen

30 Nëntor 2013, 15:50| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Kryeministri Edi Rama i bën share në faqen e tij në Facebook videos së publikuar në web-in e "Shqiptarja.com", ku vetë ai i jep leksione balerinit Kledi Kadiu, se si kërcehet Napoloni.

Kjo në orën 15:10, rreth tri orë pas publikimit të videos në faqen online të "Shqiptarja.com". Brenda 40 minutash u bënë 1300 share dhe like vetëm brenda faqes së kryeministrit.

Brenda kësaj kohe edhe 100 komente si për shembull: Bravo Edi, e qaje Napolonin",  "nona, nona je", "hallall kryeministër, tepër i thjeshtë", "edhe Xhep Xhelikut ia fut Edi", "bej qejfi Edi se te tjeret paguajne", "te ruash e te mbrosh folklorin eshte dicka shume e bukur", "hahahahaha, ec aty", "thoni c'te doni, po ka lezet, artist mes artisteve", "populli ne halle, Rama ne valle", o te lumshin kembet e rrofsh qe na gezon me keto video....po rruget kur do rregullohen, po para drejtesise kur do i nxjerresh te korruptuarit....MEGJITHESE NDIHET ERE SHTET",etj.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?