Edi Rama

Edi Rama është shqiptari i vetëm aktualisht në botë që mendon me kokë të qetë dhe pa emocione

3 Tetor 2023, 17:57| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 17:59

  • Share

‘Leji shqiptarët vet disa ditë dhe ata fillojnë të luftojnë njëri-tjetrin’.. ky është një narrativ i lashtë nga Serbia. Sa më të varfëra dhe pa fuqi shoqeritë aq më shumë kanë telashe brenda, është ligj i natyrës. Britanezët e kanë një thënie ‘dreqi ri në xhep të zbrazët’. Në situata të tensioneve të larta dhe potencialit për kriza dhe luftë, është normale me pas emocione dhe situata të jashtëzakonshme e mosmarrëveshje. Por shqiptarët duhte të kenë kujdes. Të mendojnë e veprojnë pa emocione dhe të kujtojnë mësimin kryesor historik: Kosova fiton në alenacë me SHBA, Mbretëri të Bashkuar e Gjermani… Serbia është më e fortë në luftë fizike.

Edi Rama është bërë një figurë kontraverze në Kosovë dhe Ballkan. Por ai është mesiguri shqiptari më i informuar në botë rreth gjeopolitikës dhe kërcënimeve të sigurisë në Europë dhe Ballkan. Ne njerëzit e Ballakanit jemi emocional dhe shkurtëpamës ndoshta. Fokusohemi në simbolika më shumë sesa substancë. Nuk jemi të mirë për fokus në solucione të qëndrueshme afatgjate. Shumica e ballkanaseve në pozita të rëndësishme duket që ende nuk e kanë kuptuar mirë një faktor tepër esencial: Benefitet e Paqës dhe Stabilitetit. Përatë rajoni njifet me konflikte entike dhe luftëra. Përate kemi ajrin më vrasës në botë dhe rinia dhe njerëzit tanë po na ikin nga ky rajon në Gjermani e Europë për një jetë më të mirë.

Edi Rama më pat frusturar kur i pari filloj të sankcionoj Kosovën në anulimin e takimit të përbashkët. Goditje nën brez dhe thikë pas shpine e pata përshkruar. Edi Rama së fundmi kërkoj kontrollë të veriut nga KFOR-it dhe e gjithë Kosova e Shqipëria dhe vendet ku jetojnë shqipëtarët u ‘tërbuan’. “Mik i Vuçiqit”. “Pro-Serb”. “Kundër interesave të Kosovës”… lloj lloj budallaqe dëgjon dhe lexon njeriu në Ballkan.

Nuk jam këtu me e mbrojtë Edi Ramën, ai është i zoti vet. Por Rama është një ndër shqipëtarët e vetëm aktualisht në botë që (a) Mendon me kokë të qetë dhe pa emocione; dhe (b) Ka informatat dhe pamjen më të sofistikuar të gjendjes së sigurisë përfshi potencialin e eskalimit të luftës në Ballkan. Si Kyeministër i një vendi të NATOs dhe aletat primar dhe esencial i SHBA-së në Ballkan, Edi Rama kupto akutalisht më mirë se gjithkush tjetër se çfarë është mirë për shqiptarët dhe Ballkanin Perendimor. (1) Aleancë me NATO, (2) Marrëdhënie Preferenciale me BE; (3) Siguri, ekonomi e prosperitet për të shmangur luftërat dhe armiqësitë ndër etnike.

Sigurisht që ai nuk kupton shumë gjera nga kuzhina ballakanike e luftërave dhe urrejtjes, por kjo saktësisht është mbase përparësia kryesore krahasuese e tij. Kur ai anuloj takmin me Kosovën, nuk e bëri pse është anti-Kosovar por për shkak se dëshiroj të dërgoj sinjalin për drejtimin politik të Kosovës. Koha tregon që ai kishte të drejtë. Veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës sjellën një situatë të rriskut të lartë të sigurisë kombëtare për Kosovën edhe pse e krijuar nga Serbia.

Kur Edi Rama bëri thirrje për kontrollë të KFOR-it në veri, ai nuk mendoj të jep autonomi për serbët e Kosovës por deshi të sigurohet për paqe në Kosovë e veri se vetëm NATO e KFOR mund t’i kundërvihet ushtrisë së Serbisë në një luftë frontale të gjatë. Edhe Ballani i Hapur, edhe pse nuk ka qenë një iniciativë e qëlluar, qëllimi i Ramës ka qenë bashkëpunimi dhe afrimi i vendeve të Ballaknit se ai nuk i kupton specifikat e detajizuara nga fantazma e ish Jugosllavisë.

Disa herë kam qëndruar në krah të Kryeministrit të Kosovës kur është sulmuar nga jashtë dhe Rama, por sot qëndrimet e Edi Ramës i kuptoj. Ka treguar maturi dhe largpamësi sidomos në detektimin e kërcënimeve të Kosovës nga Serbia, andaj ka anuluar takmin e përbashkët dhe ka kërkuar më shume NATO në Kosovë.
Edi Rama është shembulli më i mirë i thënies ‘mbaji miqët afër, armiqët edhe më shumë’. Ashtu mund të kuptohet ‘afërsia’ e tij me Vuciqin. Edhe pse nuk më pëlqejnë disa propozime dhe vendime të tij rreth Kosovës e kuptoj thellësinë dhe largpamësinë e tij rreth rraporteve të vendeve të Ballkanit Perendimor ku edhe Kosova është pjesë qëndrore.

Fakti që Edi Rama nuk ka qenë pjesë se nuk e kupton mirë kontekstin e ish Jugosllavisë është përparësi dhe aset që Shqiptarët dhe Ballkani duhet të përdorin si avantazh. Një terapi pa emocione dhe pa histori për Ballkanin, kjo është diçka jo e rëndom në Ballkan dhe mbase duhet ta ri-mendojmë përsëri dhe të mundohemi të kuptojmë me më shumë mendjehapsi. Nëse këto paragrafe po të duken më ndryshe dhe të çuditshme, mbase edhe kanë ndonjë vlerë të shtuar në këtë debat. Kur të gjithë mendojmë njësoj, mund të mos mendoj asnjëri, ndërsa mendime ndryshe munden me hap mendjen tonë dhe me ofru perspektiva të reja dhe rezultate më pozitive hipotentikisht.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Open Ballkon: 04/10/2023 04:07

    Open Ballkon nuk funksionon, vjen komshiu të përdhunon. Serbia duhet izolu.

    Përgjigju
  • Beluli: 04/10/2023 02:01

    Ma kaloi edhe mua ky Shenolli... tashi do e nderrojme batuten ne "A doni me per Ramen????

    Përgjigju
  • Nuk: 04/10/2023 02:00

    Narrativ! Britanezët!!! ????????????????

    Përgjigju
  • Cubel breca: 03/10/2023 23:26

    Cubi i gjate eshte ISA Boletini i koheve tona,por antishqiptaret se duan kete gje se gjate gjith historis kan vepruar kunder interesave te kombit shqiptar. E para kosoven e cliroi America, e dyta cfar mund te bejm ne dhe kosova kunder serbit,nje verr ne uje. Dhe domosdo ne veri duhet kfori se ata jan neutral dhe kryesorja fuqi e pa zevendesueshme. Kur komshiun e ke te keq domosdo duhet marreveshje,bisedime dhe dipllomaci dhe Rama kete kishte si qellim me ballkanin e hapur,por kush do e kuptoj. Antishqiptaret sduan tja din per asgje vec te vendosin pengesa nga me te ndryshmet dhe ti fryjn zjarrit si puna asaj qe kur zihen dy veta thon kush e prek teh hunda uuuuuu dhe ferkojn duart.

    Përgjigju
    • CaBone: 04/10/2023 08:17

      Respekte shoku. As nje pike e presje nuk hiqet nga shkrimi CUBELIT. 100% i sakte dhe i drejt per drejt. Po kujt i thua vlla.

  • Eri: 03/10/2023 22:19

    Kur ta kuptoni Ramën ju në Kosovë, do ju kete dale zjarri mbi çati. Të harxhosh gjithë atë energji për t’i treguar botës se kush është Vuçiç dhe Serbia, ndërsa shtëpia po të merr flakë është gomarllik prej budallai. Ja e mori vesh Europa dhe SHBA kush është Vuçiçi, çfarë prisni të bëjnë, të sharrojnë Serbinë me plumba? Tensionimi i situatës me Serbinë në një moment kur Perëndimi s’po di si ta ndihmojë Ukrainën, është një kokëdhimbje shumë e madhe për partnerët. Macron ia ka thënë Haradinajt që në 2018-ën kur diskutohej për taksën 100% me Serbinë “unë kur zgjohem në mëngjes mendoj për qytetarët francez si t’ua ndreq jetën, nuk pyes si janë ata në Kosovë, a do kenë një luftë tjetër apo jo”. T’i tërheqësh aleatët tani në luftën tënde është 100 fish më e pamundur se para 10 vitesh, kështu që rrijini larg tezës së luftës, mendoni për paqen, mbajeni territorin e Mitrovicës së Veriut në hartën e Kosovës, dëgjoni partnerët, se për luftë e humbni kollaj atë copë tokë dhe do duhet dhe 1 shekull tjetër për ta sjellë situatën në favor të shqiptarëve.

    Përgjigju
  • alfred: 03/10/2023 21:47

    Z.Shënoll e lexova shkrimin, një zë më shumë pozitiv në atë çfarë themi të mendojmë me mendje të kthjellët, heret a vonë njerëzit reagojnë dhe bëjnë bilancin politik i cili gjithmonë anon në të mirë të kombit .Pa asnjë dyshim në deklaratat e Z.Rama shikohet largpamësia e tyre për paqe dhe fqinjësi të mirë ,që kanë të bëjnë njëkohësisht me rritjen e dinjitetit të shqiptarëve dhe si faktor kyç tashmë në ballkan.Mos harrojmë vetëm një fakt trimërie të kryeministrit,kur në mes të Bogradit kërkoj që të njihej Kosova, kërkesë që jo vetëm për Beogradin ,por të gjithë botën.

    Përgjigju
  • Isa: 03/10/2023 20:04

    Shkrim I arrire analiza e duhur.Respekte per shkrimin e duhur

    Përgjigju
  • asolingo: 03/10/2023 18:31

    Jam shume dakort me z.Shenoll te kuptosh z.Rama do durim,zgjuarsi,po eshte lider.Jam krenar qe eshte kryeministri i Shqiperise.

    Përgjigju
  • I am: 03/10/2023 18:23

    Shkrimi shume i mire dhe analize e sakte. Bravo se na mbyten idiotet patriote.

    Përgjigju
    • Cubi: 03/10/2023 23:31

      Na mbyten tradhetaret qe po shtohen me shumic. Antishqiptaret e felliqur.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?