Omer Bajraktari

Edhe Ulqini vjen në Tiranë për Paradën e 28 Nëntorit, Veliaj publikon videomesazhin e homologut Omer Bajraktari

21 Nëntor 2023, 20:49| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 20:52

  • Share

Shumë pak ditë na ndajnë nga Parada e Shqiptarëve më 28 nëntor. Kryetari i Bashkisë Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari fton të gjithë qytetarët e tij që t'i bashkohen këtij eventi madhështor.

Videomesazhin e ka postuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në rrjetet sociale, ku shkruan se mezi i pret të gjithë në Tiranë më 28 Nëntor. 

"Këtë vit të gjithë qytetet shqipfolëse, 28 nëntorin e festojmë ndryshe. Qyteti jonë me kulturën e vet të pasur iliro-shqiptare 2500-vjeçare, do të përfaqësohet nga dy shoqatat tona folklorike në festivalin e madh mbarëshqiptar në qytetin e Tiranës. Ftoj të gjithë qytetarët e Ulqinit që të marrin pjesë në paradën madhështore të shqiptarëve me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.  Shihemi me 28 nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë ku vlerat  kulturore të qytetit tonë do të prezantohen me krenari", shprehet Bajraktari në videomesazh.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?