Foto ilustruese

Edhe pse lufta vazhdon, Izraeli është i pari në botë që miraton shitjen e mishit të viçit të rritur në laborator

18 Janar, 12:28| Përditesimi: 18 Janar, 12:30

  • Share

Izraeli është bërë vendi i parë që ka miratuar shitjen e mishit të viçit të rritur në laborator. Kështu deklaruan mediat botërore.

Aprovimi i shërbimeve kompetente i është dhënë kompanisë izraelite të teknologjisë ushqimore Aleph Farms Ltd”, njoftoi Ministria izraelite e Shëndetësisë.

Disa vende, veçanërisht Singapori, lëshuan më parë licenca për shitjen e mishit të rritur në laborator, por vetëm për produkte të bazuara në lëndët e para biologjike të marra nga shpendët, raportojnë mediat e huaja.

Si pjesë e një programi pilot për të studiuar proteinat alternative të ngrënshme të kryer nga Departamenti i Menaxhimit të Rrezikut Ushqimor, Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ka miratuar për herë të parë në botë një produkt ‘ushqimi të ri’ që përfshin qelizat e kultivuara të gjedhit, të njohura gjithashtu si mish artificial (i kultivuar). Pas kalimit të të gjitha kontrolleve, është lëshuar një licencë për shitjen e këtij produkti për publikun e gjerë në Izrael“, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë izraelite.

Shtohet se po punohet për promovimin e burimeve alternative të ushqimit, duke pasur parasysh kërkesën në rritje globale për proteina dhe rëndësinë e prodhimit të ushqimeve jo të gjalla.

Në kompaninë izraelite Aleph Farms Ltd. u zhvillua dhe u zbatua teknologjia që mundëson kultivimin laboratorik të indit të mishit nga qelizat e gjedhit.

Gjedhët përfshijnë një grup bagëtish prej 10 gjinive të kafshëve barngrënëse të mesëm dhe të mëdhenj, duke përfshirë në këtë grup lopët, buallin afrikan si dhe antilopat brirë-spirale.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?