Edhe në fillim të nëntorit moti do të jetë i kthjellët dhe me diell, sot temperaturat arrijnë deri në 27 gradë celsius

1 Nëntor 2022, 07:03| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 09:52

  • Share

Për fillimin e muajit nëntor vendi ynë do të jetë në të njëjtat kushte atmosferike. Mjegulla do të jetë në mëngjes përgjatë zonës verilindore dhe lugina, gjatë ditës me kthjellime.

Temperaturat minimale parashikohen 5-13 gradë, temperaturat maksimale do të luhaten 20-23°C në veri, gjatë ditës do të jenë të larta 25-27°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?