Edhe bujqësia kërkon garanci sovrane! Rrapaj: Qeveria të na japë fonde që të vazhdojmë prodhimin (VIDEO)

2 Prill 2020, 14:25| Përditesimi: 2 Prill 2020, 16:32

  • Share

TIRANE - Agrobiznesi kërkon nga qeveria që të hartojë një paketë mbështetëse për sektorin e bujqësisë pasi po operon në kushte tepër të vështira. Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj thotë për Report TV se nga paketa aktuale fermerët nuk përfitojnë pasi ushtrojnë aktivitetin e tyre, por sipas tij duhet një garanci sovrane specifike për fermerët, pasi nga kredia me shtetin garant ata nuk përfitojnë. Me këtë propozim ata synojnë mbështetjen financiare për grumbulluesit dhe fermerëve që ata të vazhdojnë prodhimin.

“Të përfshijë garancinë sovrane që qeveria duhet të japë për produktet e këtyre fermerëve në mënyrë që këta të kenë mjete xhiroje për të blerë, ku qendrat e grumbullimit të kenë mjetet për ta blerë këtë produkt dhe të kenë një subvencion për ta ruajtur këtë produkt në mënyrë që ky produkt të mos humbas. Pra, dhe fermerët në të njëjtën kohë të kenë disa mjete xhiroje për të ricikluar prodhimin për të paguar farat e fidanët në këtë periudhë, ata që mbjellin misrin dhe fasulen, për të paguar fidanët që mbjellin produktet. Po u gropos ky produkt atëherë i gjithë zinxhiri fillon e falimenton, por kjo duhet bërë në kohën e duhur dhe koha e duhur është tani”.

Rrapaj thotë se edhe pse ka vazhduar prodhimi nga fermerët, ata po përballen me një rënie të çmimeve të produkteve që prodhojnë, duke ju shkaktuar humbje të mëdha atyre. Zgjidhje për këtë problem për kreun e këshillit të agrobiznesit është injektimi i një fondi parash në ekonomi.

“Kastraveci që shitet 3 herë më pak se viti i kaluar si çmim, luleshtrydhja që shitet 2-3 herë më pak se viti i kaluar dhe produktet e tjera me shumicë që shiten më pak. Të gjitha këto janë të domosdoshme dhe zgjidhen vetëm duke injektuar një sasi parash të domosdoshme në këtë situatë për të krijuar një lloj stoku”.

 Nga ana tjetër ai ka folur edhe për shqetësimin e fermerëve që nuk po shesin produktet e tyre. Sipas Rrapajt kjo ndodh për shkak se konsumatori po orientohet drejt produkteve të konservuara dhe me jetëgjatësi të lartë.

“Tani ne në disa produkte po futemi në pikun e prodhimit dhe sasia që ne prodhojmë me sasinë që konsumohet është në disproporcion për arsye të reduktimit të kërkesës për produkte ushqimore të freskëta, sepse të gjitha familjet në shumicën e tyre janë të orientuar drejt produkteve që rrojnë, që janë të konservuara dhe që kanë një jetëgjatësi, ndërsa të fermerëve janë të freska dhe nuk kanë jetëgjatësi”.

Aktualisht sipas të dhënave eksportet e produkteve bujqësore nuk janë ndikuar nga situata e krijuar nga COVID-19, dhe kanë vijuar me të njëjtin ritëm si muajit e kaluar, por Rrapaj paralajmëron reduktim të eksporteve deri në 30% nëse situata zgjat shumë dhe rëndohet edhe më tej.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Memento Mori: 02/04/2020 15:12

    Duke I bere edhe në populli gjithshka te diturin, i pergjigjem, na pelqejne cmimet e ulta por nuk i prekim asnjehere. Fermeret iu ndodhi kete vit kjo shtrengese, e te pranojne humbjet monetare. Se pagesat qe kane bere ndaj tatimeve I kane patur Zero. Vetem ata qe kane qene te regjistruar paguajne. Pra hani dhjamin tuaj, ose ulni cmimim ose dhurojini. Me shum do fitoni në te ardhmen. Sa per kete qe keni marr në interviste, merrni info, cfare pune ka bere dhe cfare ka tashti!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?