Edhe anëtarët e KLP japin gjysmat e pagave të prillit për COVID...dhe 7.8 mln lekë nga fondi

10 Prill 2020, 13:33| Përditesimi: 10 Prill 2020, 13:40

  • Share

9 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë përqafuar nismën e propozuar nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ku i bënte apel institucioneve që të përgjysmonin pagat e tyre. Gjatë ditës së sotme në mbledhjen e radhës nëpërmjet platformës online ku morën pjesë të nëntë anëtaret të Këshillit, KLP vendosi në mënyrë unanime për të përgjysmuar pagën e muajit prill të anëtareve të Këshillit. Të nëntë anëtarët solidarizohet me qytetarët shqiptarë të prekur nga masat parandaluese të kësaj epidemie.

Po ashtu, KLP do të vendosë në dispozicion të Ministrisë së Financave edhe një shumë rreth 7,8 milion lek nga fondi i pagave që Këshilli nuk do ta shpenzojë për vitin 2020. Në mbledhjen e sotme KLP miratoi heqja dorë nga  emërimi në SPAK të prokurores Anita Jella si dhe hapi garën për një pozicion vakant për prokuror në SPAK. Kandidatët që duan të garojnë për këtë pozicion kanë 15 ditë kohë për t'u bërë pjesë e garës për postin e Prokurorit në SPAK.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?