Ecuria fantastike në superligë, Laçi kërkon titullin, të hënën pret Apoloninë! Trajneri Duro: Fokusi tek objektivat

5 Mars 2021, 19:53| Përditesimi: 8 Mars 2021, 14:10

  • Share

Me vetëm një pikë larg vendit të parë dhe një ecuri fantastike prej 6 fitoresh e një barazimi në 7 duelet e fundit Laçi kërkon titullin kampion. Trajneri Shpëtim Duro ndihet i lehtësuar dhe thotë se tashmë të katër skuadrat e kreut janë në pozita të barabarta. Timonieri i kurbinasve sqaron se nuk ka asnjë diskutim me presidentin Laska për rinovimin e kontratës pasi të gjitha energjitë janë të përqendruara tek objektivat e këtij sezoni, fitimi i kampionatit dhe kupës.

Java e 23-të i rezervon bardhezinjve duelin me Apoloninë që do luhet të hënën ku Duro kërkon po ashtu përqendrim maksimal.

Ndeshjet e kësaj jave do luhen të dielën dhe të hënën ku spikat Vllaznia- Kukësi. Partizani pret Skënderbeu dhe Teuta luan ndaj Bylisit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ooionisti: 06/03/2021 12:09

    Skuadra te vogla mund te Mari pjee kuba Interi toto skuadra mesme ne plaote skuadra ne vendi 6 7 8 futete erolige kurse ne fund te renditjes paraperkatitore ai qe fitto kuvend republikës dhe kuba federata Shqiptare liga Ballkanike kurse kategori a pare futete ne kube intenacionale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?