Këmbësorin e zë korrenti në autostradën Lezhë-Tiranë, ndërron jetë! OSHEE: Përcjellësi i ndriçuesit të biznesit i zhveshur (Emri)

23 Prill, 21:37| Përditesimi: 24 Prill, 09:08

  • Share

Një 43-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi ka rënë në kontakt me energjine elektrike pranë një biznesi në autostradën Lezhë-Tiranë.

Nga të dhënat paraprake viktima Vladimir Muhja rreth 50 vjeç ka qenë duke ecur në këmbë në anë të superstradës pranë biznesit dhe përcjellësit e energjisë kanë qenë të lëshuar në tokë.

Për ngjarjen ka pasur një reagim nga OSHEE.

“Njësia e OSHEE Lezhë bën me dije se rasti në fjalë nuk ka lidhje me këtë institucion, pasi në vendin e ngjarjes nuk ka linja të tensionit të lartë as të ulët. Por ka qenë përcjellësi i ndriçuesit të biznesit, i cili siç duket ka qenë i zhveshur”, thuhet në reagimin e OSHEE.

Policia ka nisur verifikimet ne lidhje me rastin.

 

1713938531_asaf.jpg

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?