E zhdukur për më shumë se një muaj, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

28 Gusht 2022, 07:43| Përditesimi: 28 Gusht 2022, 07:55

  • Share

Gazetarja Candida Cristal Vazquez rezulton e zhdukur prej një muaji. Autoritetet meksikane kanë gjetur në fillim të kësaj javë në një qytet turistik meksikan një trup të pajetë që dyshohet se i përket gazetares, një ish-prezantuese radioje.

Trupi i viktimës po i nënshtrohet ekspertizës për ta verifikuar nëse është ajo apo jo. Kryetari i Bashkisë së Mazatlan në bregun e Paqësorit të Meksikës, Luis Guillermo Benitez, u tha gazetarëve se dyshimet janë të mëdha që trupi i përket gazetares.

Një deklaratë nga prokurori i përgjithshëm i shtetit të premten tha se anëtarët e familjes e kishin identifikuar trupin si të Vazquez, por se ende nuk mund të jepet një konfirmim i saktë pa dalë ekspertiza, pasi trupi ishte totalish i dekompozuar. Policia e gjeti trupin në një në Mazatlan.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve i tha Reuters se janë duke hetuar nëse vdekja e saj lidhet nga profesioni i saj.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?