E zgjodhi modele në këngën ‘Sytë e tu’, Frederik Ndoci për Xhoana Nanon: Ishte një bukuri e rrallë e asaj kohe

1 Maj 2023, 13:54| Përditesimi: 1 Maj 2023, 14:01

  • Share

Këngëtari i njohur Frederik Ndoci, ka qenë i ftuar në një emision ku ka rrëfyer disa episode nga jeta e tij që shumë prej fansave nuk ishin në dijeni.

Teksa rrëfente histori nga e kaluara dhe vite e shkëlqimit të tij në jetën profesionale, ai u ndal te kënga për të cilën të gjithë e njohin.Të gjithë e mbajmë mend hitin shqiptar të viteve ’90, “Sytë e tu”, por pakkush e kujton se kjo këngë, pas pjesëmarrjes në Festivalin e RTSH-së, doli në publik me një videoklip.

Ka qenë pikërisht kantautori shkodran i cili ka rikthyer në vëmendje një fakt të harruar nga koha, që sot mund të quhet me plot gojën, “sekret”.Frederik Ndoci ka rrëfyer se Xhoana Nano, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano është vajza protagoniste në videoklip.

Ai ka treguar momentin kur e ka parë Xhoanën për të cilën tha se ka qenë e jashtëzakonshme dhe shumë e bukur.

“Në 1989 e kam bërë këtë këngën. Kënga e parë vidioklip dhe ka qenë bukuroshe e asaj kohe Xhoana Nano. Ka qenë një fëmijë i jashtëzakonshme. Ajo ka qenë yll. Atëherë ka qenë e skalitur. Më çuan në disa shkolla të mesme dhe kur e pamë këtë thash “A është njeri ky?

Xhoana ishte në sintoni me këngën me sytë e saj të thellë. Ajo ishte një bukuri e rrallë e asaj kohe, që iu bë vlerë e shtuar këngës” tha Ndoci.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?