E rëndë/ E zuri korrenti teksa po punonte për të ndihmuar familjen me të ardhurat, vdes 15-vjeçari në Dimal! Arrestohet pronari i lavazhit

18 Gusht 2023, 13:19| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 15:29

  • Share

BERAT- Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në qytetin e Dimalit, ku 15 vjeçari, Rohan Nuhu, ka humbur jetën në lavazhin ku punonte.

Paraprakisht dyshohet se e ka zënë korrenti pasi pompa e ujit ka bërë masë elektrike. Policia e Beratit ka vënë në pranga Abedin Hajdarin, 37-vjeç, i cili është pronar i lavazhit.

Ai u prangos për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Mësohet se 15-vjecari shkonte për të punuar në të zezë, tek Hajdari me të cilin kishin rrethana miqësore. I mituri punonte gjatë verës për të siguruar të ardhura për familjen.

'Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë". Mëngjesin e sotëm, në lavazhin në pronësi të 37-vjeçarit, një shtetas 15 vjeç, banues në Dimal, i cili punonte si ndihmës, në këtë lavazh, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën. Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale të shtetasit A. H.'- njoftoi policia.

Edhe në qytetin e Elbasanit humbi jetën një punonjës i ish-kombinatit Metalurgjik. Punëtori me origjinë nga India, O. P. 45 vjeç, ndërroi jetë teksa po punonte në fabrikën e riciklimit të aluminit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 18/08/2023 23:02

    Ngushëllime familjes, e dhimbshme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?