Dy aksidente brenda disa minutash në Lezhë! Humbi kontrollin dhe i ra shtyllës me motor, ndërron jetë polici i burgut të Shënkollit! Parakalim i gabuar, plagosen dy persona të tjerë (VIDEO)

15 Maj 2022, 16:40| Përditesimi: 15 Maj 2022, 17:58

  • Share

LEZHË- Një polic i burgut të Shënkollit në Lezhë humbi jetën, pasi motori me të cilin udhëtonte u përplas doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë.

 Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00 të së shtunës në fshatin Rrilë të Lezhës, ndërsa viktimë mbeti 35-vjeçari Pashk Deliaj. Ai ka qenë duke udhëtuar i vetëm me motor kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me shtyllën.

Goditja ishte e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 35-vjeçarit i cili u dërgua pa shenja jete në spital. Policia rrugore e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, që i mori jetën policit të burgut të Shënkollitt.

Ndërkohë pak minuta më vonë një tjetër aksident u shënua në Lezhë-Laç, pranë urës së Milotit. Në tentative për të kaluar një automjet u përplas me barrierat anësore të rrugës, e për pasojë mbeten të plagosur dy persona një burrë dhe një grua. Ata u dërguan për ndihmë mjekësore në spital dhe sipas të dhënave ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Rrugët e qarkut të Lezhës vijojnë të përgjaken nga aksidentet rrugore, ku vetëm në harkun kohor të 5 ditëve të fundit kanë ndodhur 7 aksidente me 1 viktimë dhe 12 të plagosur.

Ora 22:13
I ra shtyllës me motor, kush është polici i burgut të Shënkollit që humbi jetën

1652645658_pashk.jpg

Ky është polici i burgut të Shenkollit Pashk Deliaj, 35 vjeç, i cili humbi jetën në aksident këtë të diel në Rrilë të Lezhës.

Ora 17:44
Një tjetër aksident në Lezhë/ Makina tentoi të parakalonte, përplaset me barrierat anësore të rrugës, 2 të plagosur

Lezhë-  Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Lezhe-Laç, pranë Urës se Milotit ku një makinë ka tentuar të bënte parakalim dhe si pasojë është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur një burrë dhe një grua.

Bëhet e ditur se ata janë dërguar ne spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

1652630683_8e4e2bcf90174f9380a06516101aa1a4.jpg

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?