E vlerësoi Blinken, Dea Rozhani për Report Tv: Si lindi ideja për aplikacionin kundër dhunës ndaj grave

16 Shkurt, 19:45| Përditesimi: 16 Shkurt, 20:52

  • Share

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ditën e djeshme, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmendi edhe një vajzë shqiptare, e cila jeton në SHBA dhe është krijuese e një aplikacioni që është kundër dhunës së grave.

E reja shqiptare, e quajtur Dea Rozhani është në Amerikë ku studion shkenca kompiuterike. Ajo është është në vitin e tretë në UPenn, (Ivy league), Filadelfia të Pensilvanisë.

E ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, Rozhani rrëfeu se nga se u frymëzua për krijimin e një aplikacioni kundër dhunës së grave, të emërtuar “GjejZa”.

Aplikacioni “GjejZa” ka filluar në vitin 2019 ku unë dhe ekipi im [po merrnim pjesë në një konkurs ndërkombëtar programimi për vajza, ku duhej identifikuar një problem në komunitet dhe më pas duhej ndërtuar një aplikacion për ta zgjidhur këtë problem. Dhuna ndaj grave dhe vajzave është diçka që e dëgjojmë shpesh në lajme në Shqipëri dhe për fat të keq është bërë diçka shumë normale edhe pse shpesh herë ka protesta dhe pas një jave gjithçka harrohet.

Ky aplikacion nisi si një revoltë ndaj kësaj gjëje. Ky aplikacion është i formuar me opsione në lidhje me informimin, ndërgjegjësimin dhe pastaj kapaciteti për të marrë veprim dhe për të denoncuar dhunën. Kjo do ishte një fillim i mirë për të ndihmuar gratë dhe vajzat në Shqipëri që e hasin këtë fenomen”,- u shpreh Rozhani.

Po ashtu, e reja shqiptare sqaroi se si ky aplikacion funksionon dhe bëri thirrje për mbështetje për ta promovuar sa më shumë.

“Ka më shumë se 1000 shkarkime. Ne nuk mbledhim të dhëna si përshembull kush denoncon për të ruajtur privatësinë sepse kjo në fakt është një çështje shumë delikate dhe nuk duam që përdoruesit të ndihem sikur ne dimë gjithçka që ato bëjnë në aplikacion. Duhet theksuar se ky aplikacion është bërë si një iniciativë e jona nga e cila ne nuk marrim asnjë përfitimi monetar dhe tanimë është i gatshëm, mund ta shkarkojë çdo kush që ka një smartphone dhe dua t’u bëj thirrje institucioneve shtetërore dhe bizneseve që ta aprovojnë sa më shumë këtë aplikacion që sa më shumë gra dhe vajza në Shqipëri të marrin vesh për të dhe ta përdorin”,- tha Rozhani.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?