Ilir Meta poshtë ballkonit të Sali Berishës

E vetmja dritë në fundin e tunelit të Metës janë prangat e Dumanit dhe Kllapit

28 Prill, 16:43| Përditesimi: 28 Prill, 16:45

  • Share

Kjo ironia e Ilir Metës me 7×7=42, më kujton përmbytjen e Urës Vajgurore në vitin 2018.

Në atë kohë, doli lumi dhe i mori përpara të gjitha, të mbjellat, fushat, shtëpitë, balta u fut dhe notonte në dhomat e gjumit të banorëve. Gjithçka u përmbyt.

Siç e donte zakoni, Edi Rama u shfaq në fshatrat e përmbytur dhe një ndër banorët, tek shtëpia e të cilit kuzhina dhe dhoma e gjumit notonin në ujë, balta kishte arrit deri në tavan dhe gjithçka kishte dalë jashtë përdorimit, bëri të njëjtën batutë të Ilir Metës: “Hë, si tha ai në Parlament? 7×7=42!”

Edhe Ilir Meta vetëm se me dallimin që shtëpia e atij banori pas një farë kohe u pastrua nga uji dhe nga balta dhe me vështirësi, por iu rikthye normalitetit, ndërsa kjo përmbytje në “Shtëpinë e Lirisë”, kjo hata dhe ky qamet, kjo çmendje dhe kjo çmeritje, kjo marrje malesh dhe kjo nëmitje, kjo marrëzi dhe kjo babëzi, kjo frikë dhe kjo paudhësi, është e pashpresë, është e paudhë, është e pa shteg, është e parrugëdalje, është një përpjekje e kot drejt askundit, është një tunel në fund të së cilit e vetmja dritë që shfaqet janë prangat e Altin Dumanit dhe Sotir Kllapit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genti: 29/04/2024 06:38

    ???????? kur Saliu i dergon te besuarit dhe ndjekësit te ish pallati i kongreseve , edhe Lilua i kthen nderin i vete Sales posht ballkonit , yt yt maskarenj.

    Përgjigju
  • Po mër po: 28/04/2024 18:05

    Kët bluzë e ka vesh që të lajmëroj popullin e të konfirmojë për të disatën herë që lideri i opozitës është me vërtet Saliu dhe ai është me vërtet në arrest. Sepse populli nuk beson pozitën kur thonë që e kemi arrestu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?