E veshur me rozë, Luana Vjollca publikon video nga festa 'e çmendur' e ditëlindjes

4 Shtator 2022, 17:16| Përditesimi: 4 Shtator 2022, 17:22

  • Share

Luana Vjollca ka festuar 31-vjetorin e lindjes me të afërmit dhe miqtë e saj. Ajo i ka mbledhur të gjithë në një vilë private, ku kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit me ushqime, alkool dhe muzikë të mirë.

E veshur me pink si një kukull Barbie, Luana ka shijuar çdo moment të festës dhe ka ndarë gjithashtu foto e video të shumta në rrjete sociale duke i treguar ndjekësve se si e kaloi ditën e lindjes.

“Ju paca gjithmone!!!! #2Shtator! Faleminderit per cdo urim, ma keni mbush zemren ploooot”, shkroi Luana, e cila këtë sezon të ri do t’i rikthehet ekranit.

Gjatë kësaj periudhe pauze, bëri disa video për Youtube duke dhënë mesazhe të ndryshme teksa rrëfente histori nga jeta e saj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?