E vërteta e lidhjes midis grupit të gjakut dhe Covid, cili mbron nga infeksioni?

11 Qershor 2020, 10:50| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 10:54

  • Share

Një studim në Kaliforni thotë se njerëzit që kanë grupin e gjakut 0 mund të jenë më rezistent ndaj koronavirusit sesa ata me tipin A. Megjithatë sipas tyre mbrojtja nga infeksioni bëhet përmes maskave.

A mbron grupi 0 i gjakut nga infeksioni i koronavirusit?

Ky është rezultat i një studimi të kryer nga ndërmarrja e testimit gjenetik në Californi e kryer mbi 750,000 pjesëmarrës, nga të cilët 10,000 janë testuar pozitiv.

Midis tyre, studiuesit panë se si gjaku i tipit 0 mund të jetë më mbrojtës nëse sulmohet nga Covid.

Rezultatet e para, në të vërtetë, treguan se pacientët që i përkasin këtij grupi kanë midis 9% dhe 18% më pak mundësi të infektohen krahasuar me grupet e tjera të gjakut. Në praktikë, ky lloj gjaku madje mund të parandalonte infeksionin.

Grupi A i gjakut më në rrezik

Nëse grupi 0, sipas studiuesve ka një "garanci", sipas një studimi evropian të botuar javën e kaluar, gjërat ndryshojnë për ata me gjak të tipit A, të cilët sipas atudimit kanë 50% më shumë të ngjarë të infektohen nga koronavirusi dhe në një rast të tillë do të kishin nevojë të intuboheshin.

Studimi mblodhi mostra gjaku nga 1.610 pacientë të kombësive të ndryshme me format më të rënda të Covid.

Studimi në Wuhan

Më herët, në wuhan, epiqendra e epidemisë në Kinë, në një hetim të dy spitaleve, u pa që njerëzit me grupin 0 ishin më rezistentë se ata me grupin A.

Megjithatë studiuesit thonë se “Grupi i gjakut nuk jep mbrojtje. Ato që japin garanci janë distancimi shoqëror dhe përdorimin e maskave".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?