Pirro Çako me bashkëshorten dhe djalin e tij

Pirro Çako 'Tjetër njeri!' Dedikimi special dhe videoklipi me partneren e re dhe djalin e vogël

26 Nëntor 2023, 11:50| Përditesimi: 26 Nëntor 2023, 14:54

  • Share

Këngëtari dhe kantautori i njohur Pirro Çako ka laçuar së fundmi një këngë të re, e cila është një dedikim për djalin e tij.

Kënga e cila ka një tekst kuptimplotë dhe tejet emocionues titullohet “Tjetër Njeri”.

Çfarë e bën edhe më të veçantë këtë krijim të këngëtarit të mirënjohur është videoklipi, në të cilin janë djali dhe bashkëshortja e tij, duke plotësuar kështu portretin e bukur familjar.

Kënga vjen si pjesë e projektit “Triptik” të Pirro Çakos, i cili 20 ditë më parë lançoi në kanalin e tij në “Youtube”, baladën e parë të titulluar “Shpirt”.

Tashmë kompozitori i njohur është në përbyllje të këtij projekti, pasi së shpejti do lançojë këngën e tretë, të titulluar “Radio në qiell”.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?