E trishtë/ U aksidentua me familjen teksa po vinin për dasmë në Shqipëri, humb jetën 6-vjeçarja shqiptare në Itali

3 Korrik 2023, 21:30| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 21:33

  • Share

Një 6-vjeçare shqiptare, Leila Kurti ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor në periferi të Bolonjës. Lelila së bashku me familjen e saj, më datë 14 qershor 2023 ka qenë duke udhëtuar për në Shqipëri, për të marrë pjesë në një dasmë, por u ndodhi një aksident.

Vogëlushja, pas 18 ditësh qëndrimi në reanimacionin e spitalit Maggiore në Bolonja, nuk ia doli dhe ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm (2 korrik 2023).

Babai, dy vajzat dhe gruaja e tij ishin nisur drejt aeroportit Marconi për të marrë pjesë në një dasmë në Shqipëri. Makina me të cilën po udhëtonin u përplas nga pas nga një makinë tjetër. Gjendja e Leilës u shfaq menjëherë shumë e rëndë. Motra dhe nëna e saj nuk u dëmtuan, ndërsa babai mori vetëm disa fraktura.

Gentjan Kurti, 41 vjeç, është i njohur në San Polo ku jeton me gruan dhe familjen që nga viti 1998. Ai është menaxher i servisit Q8 në via Lenin dhe ka qenë këshilltar i qytetit të opozitës për Fdi që nga viti 2018, ndërsa gruaja Michela punon në restorantin e picave Red Lion. Familja shqiptare kishte përjetuar një tragjedi tetë vite më parë pasi prindërit e Leilës së vogël kishin humbur një djalë, Markon, i cili gjithashtu vdiq në moshën 6-vjeçare, për shkak të problemeve shëndetësore.

Kryetari i bashkisë së San Polo Franco Palù ka vendosur të shpallë zi në qytet në ditën kur do 6-vjeçarja do të përcillet në banesën e fundit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • jano: 04/07/2023 00:09

    or vella kwta jane mesuar me gomar mor ...ku dine keta ceshte makina,,kujtojne se makina ndalon vete si gomari...

    Përgjigju
    • .xm: 04/07/2023 08:47

      Para se me shpreh komente e mendime pa lidhje informuhu! Ata kan qen ndalur edhe nji makin tjeter i ka aksidentu! Ma mir rri urt ose shpre ngushllime se sa me dhan mend!

    • supa: 04/07/2023 08:42

      O Janooo ja ke fut kot fare me ket fjaline..i rane nga mbrapa te shkreterve, lexo mire!Po me vika shime keq, ata prinderit e shkrete s'behen me

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?