E trishtë në Kurbin/ 88-vjeçarja, 'tragjedia' e gjallë pas tërmetit të 26 nëntorit! Jeton në kasollen e bagëtive

10 Janar 2020, 16:17| Përditesimi: 10 Janar 2020, 16:26

  • Share

Drama që la pas tërmeti i 26 nëntorit vijon ende për familjet që kanë mbetur në çadra pasi banesa i është dëmtuar rëndë. Prej 40 ditësh, 6 anëtaret e familjes Paloka në Zhejë të Kurbinit jetojnë në çadër.

Dimri i acartë e ka vështirësuar edhe më shumë jetesën në kushtet e një çadre. Era hyn në çdo cep të saj aq sa rrezikon që të marrë me vete çadrën e vendosur në oborrin e shtëpisë së dëmtuar.

Anëtare e kësaj familje është dhe një e moshuar 88-vjeçare e cila e ka akoma më të vështirë për të përballuar të ftohtin, dhe për këtë arsye qëndron shpesh herë në kasollen e bagëtive.

88-vjeçarja shprehet se nuk i bën dot ballë të ftohtit dhe detyrohet të ndezë zjarr në kasolle për t'u ngrohur.

“Ja jemi në çadër qëkur ka rënë tërmeti. E rrethoi djali me letra se ftohtë. Unë këtu (në kasolle) se është ftohtë shumë. Ja këtu ndez zjarr por çfarë të bëjmë”, tha e moshuar.

Por kjo familje nuk është e vetmja që vuan mungesën e një strehë të ngrohtë në këto ditë të ftohta dimri. Pak metra më larg në një tjetër çadër jeton një çift të moshuarish.

“Fryn shumë por dhe rroba nuk kemi shumë që të mbulohemi. Këtu nuk është keq por ftohtë”, thanë të moshuarit.

Në Zhejë të Kurbinit janë disa familje që po jetojnë ende në çadra, pasi tërmeti i 26 nëntorit u ka shkatërruar banesat. Ndërsa mbështetja e institucioneve për këta banorë ka munguar.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • I demtuar: 11/01/2020 14:41

    NDIHMAT Kane destacion tjeter nuk Jane per popullin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?