E trishtë/ Naze Jaupi po jep shpirt e vetme në kasolle! 85-vjeçarja pa bukë, pa strehë në Muçan të Elbasanit! Report Tv apel bashkisë: Shpëtoni të moshuarën

9 Nëntor 2023, 18:05| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 18:38

  • Share

Nënë Nazja ka rritur 4 fëmijët e bashkëshortit, të cilët sot e kanë braktisur. Jeton në mjerim, në fshatin e largët Muçan të Elbasanit. E gjejmë të vetme në një ditë me shi e stuhi, ku gjithçka bie jashtë futet në këtë shtëpi të rrënuar, pa drita e pa asnjë orendi. Qëndron në ballkon nga frika se trarët mund ta zënë poshtë. Nuk ka ngrënë ushqim prej dy ditësh.

Me sytë në lot, Naze Jaupi, 85 vjeç rrëfen jetën e mundimshme. Burri i parë i vdiq pasi e goditi rrufeja. E la në moshë të re dhe pa fëmijë. Familja e martoi në fshatin Muçan, me një burrë që kishte 4 fëmijë jetimë. I ka rritur 4 fëmijët e burrit si të ishin të sajët. Tre vajza dhe një djalë, që kanë krijuar familjet e tyre dhe kanë braktisur njerkën, duke e lënë në kushtet ekstreme të mbijetesës.

“I rrita 4 kalamaj, i martova. Unë jam nënë heroinë. Mora dhe nusen e djalit, por ajo s’më donte. Më tha se s’mund të bëj hyzmet. Bashkëshorti me djalin e nusen jetojnë në shtëpi të re, mua më kanë lënë këtu. 20 vite që jetoj këtu. Por pleqëria bën të veten. Tani s’kam fuqi për asgjë. Jam më shumë pa bukë se me bukë. Kam dy ditë pa ngrënë”.- u shpreh 85-vjeçarja.

Janë fqinjët që e mbajnë gjallë, duke i dhënë një copë bukë thatë, ndërsa familjarët nuk kujtohen për 85 vjeçaren.

“Kjo nusja e fshatit më sjell për të ngrënë, më ka thënë veç për bukë mos të vdesësh. Por unë gjithmonë them me vete, pse s’më vrau mua rrufeja. Dua të vdes por s’më merr zoti!”.

Naze Jaupin përpos familjareve e kanë braktisur dhe institucionet. Ajo ka shkuar në njësinë administrative Tregan, pjesë e bashkisë Elbasan ku ka kërkuar azil, por zyrtarët nuk e kanë marrë parasysh kërkesën e saj. Report TV apelon Bashkinë e Elbasanit të gjejë sa më parë strehim për 85-vjeçaren Naze Jaupi.  

“Dua të iki nga ky vend sa më parë, ju lutem më nxirrni nga kjo shpellë. Po më ndihmuat marrshi nga ditët e mia”, lutet 85-vjeçarja.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toptani: 10/11/2023 06:12

    Sapo lexon komentet kupton se cfare elementesh e shtazarake mban kjo toke. Kjo e moshuar ne pike te hallit, por kujt ti qahet? Frymoreve shqiptar qe humanizmin nuk e kane as 2%. Shoqeri e degjeneruar. Politikane dallkauke, injorante e te pangopur. Apo per show dini te beni shqiponjen se vetem kjo gje u ka ngelur. Njerez te mbaruar

    Përgjigju
  • Adrian: 10/11/2023 05:40

    Sa te poshter i paska femijet.

    Përgjigju
  • Lezha: 10/11/2023 05:26

    Sa kushton nje gazoniere ne muaj ne elbasan a ka kush naj ide ?

    Përgjigju
  • Iris: 10/11/2023 01:18

    Eshte turp qe t'i qash hallin Italise, nje nga 7 shtetet me te pasura ne bote, e te mos shikosh popullin tend qe vdes ne mjerim !! Media ndiqeni deri ne fund kete histori dhe na informoni.

    Përgjigju
  • Klodi: 09/11/2023 22:43

    Me parpara te shpetojm afrikanet pastaj shqiptaret le te vdesin

    Përgjigju
  • Artani: 09/11/2023 19:42

    Nena te vetidentifikohet si mashkull 18 vjecar Afrikan dhe e rregullon qeveria pastaj.

    Përgjigju
    • Artani: 10/11/2023 00:35

      Kush po tallet ore? Kane ikur 600 mij shqiptar e kupton cpo behet??? Te hapi shteti thot njeri aty qendra. Ktu po i thyjn kembet femijeve e po i gjujn ne koke. Cfare ben si i indinjuar kot. Un nuk po bej humor, eshte tragjedia dhe e kobshmja qe na ka kapluar te gjitheve si komb. Qeveria e ka hallin te qokat jo te zgjidhi problemet e nje populli drejt zhdukjes. Mos na bo me moral kot pash nerin.

    • O artan: 09/11/2023 22:51

      Po turp ste vjen ore njeri i pashpirt. Me keto lloj rastesh gjen te besh humor. Po pate kellqe shko ndihmoje jepi ndonje lek ose ushqim sado pak. Turp. Injotant

    • Ilir: 09/11/2023 21:02

      Ju nuk jeni humanë...nuk njihni as dhimbshuri as TURP...frymorë kot!

  • Alb: 09/11/2023 19:35

    E duame shqipnin si gjithe europa liri demokraci

    Përgjigju
  • fisheku: 09/11/2023 19:19

    eshte koha per reagim, sherbimet sociale (shtepite e azileve per te moshuarit e vetmuar dhe pamundesi) duhet ti marrin nen kujdes. nese nuk ka vende mjaftueshem te krijohen. pak ironike, por kjo eshte me e pakta cfare duhet te behet per kete grupmoshe.

    Përgjigju
  • redi: 09/11/2023 19:10

    Kjo ikone nuk e nderon shtetin duke oare nje te moshuar mes skamjes dhe mherimit.Ku eshte sgerbimi sicial i bashkise? Te pakten merrenu dhe cojeni ne nje azil ku te gezone vitet e fundit te jetes duke qene 85 vjec,ose java ndryshe si gjithmone te gjej nje zgjidhje.Bravo e nadhe per Report tv per priblemet te tilla sociale qe ngren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?