Mjeku Bledi Nini

E trishtë/ Humb jetën prej COVID një tjetër mjek në Shqipëri, 48-vjeçari Bledi Nini

25 Nëntor 2020, 12:25| Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 12:59

  • Share

Një tjetër humbje e madhe nga 'bluzat e bardha' në Shqipëri prej COVID-19.  Është ndarë nga jeta mjeku 48-vjeçar Bledi Nini.

Mjeku Otorinolaringolog në QSUT kishte shkuar në Itali për kurim të specializuar pasi prej ditësh ishte i infektuar me koronavirus.

Në lidhje me këtë humbje të madhe në radhët e mjekëve në vend ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

"Lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua. Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled!", shkruan Leli në Facebook.

 


Lajmi kryesor:

Koronavirusi në Shqipëri/ 644 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit! Ndërrojnë jetë mjeku i QSUT-së dhe pedagogia e Universitetit të Tiranës


K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi Hoxha: 25/11/2020 13:26

    Humbje e madhe per mjekesine dhe qytetarine. Duhet bere dicka me patjeter, sepse per hir te humbjeve 1 mujore te nje pjese te ekonomise jo dhe aq te tendesishme (bare , restorante, qendra tregtare), po humbim mjeke dhe infermiere te cilet do te na sherbenin edhe per 30 vjet.

    Përgjigju
    • Lila: 25/11/2020 20:04

      Shume dakort

  • Genti: 25/11/2020 12:58

    Dhimbje e madhe shume djal I mire she mjek I talentuar. U prehsh ne Paqe miku im..

    Përgjigju
  • Liri: 25/11/2020 12:31

    mooss, cun me te mire e njeri me perfekt nuk ka pas, po zoti i dashka afer njerzit e mire, qofsh i xhenetit o bled nini ishalla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?