E trashëgoi nga i ati, Blerimi lë emigrimin për 220 krerë dhi në Has: Gjithë jetën çoban, punën që do duhet ta ndjekësh!

6 Prill, 12:10| Përditesimi: 6 Prill, 12:24

  • Share

Tufat e bagëtive të imta janë pakësuar në qarkun e Kukësit, por ka ende shpresë se blegtoria mund të mbijetojë përsa kohë gjejmë çobanë të apasionuar si Blerim Thaçi. E takojmë 32-vjeçarin teksa kullot dhitë e racës autoktone në një shpat mali në fshatin Domaj të bashkisë së Hasit. Bashkë me xhaxhain kanë investuar në këtë sipërmarrje jo të lehtë, pasi i vetëm, tregon ai, është vështirë të mbarështosh 220 krerë.

“Kemi 220 krerë bashkë me një kushëri, i kullosim me marrëveshje një herë unë, një herë ai. Janë dhi të kuqe, dhi Hasi. Tani është vështirësia më e madhe se janë duke u shtuar. Humb dhia në mal, e han ujku. Mundi më i madh është tani”.  

“Me këto jetojmë, i shesim kecat. Duhet ta ruash 6 muaj për ta shitur kecin. Këtu në fshatin tim vetëm unë jam. Andej nga Gjinaj kanë 3 tufa”.

Blerim Thaçi tregon se vite më parë emigroi në Greqi ku mësoi zanatin e muratorit, fitimet ishin më të mira atje, por u kthye në vendlindje për të mos braktisur prindërit e moshuar dhe sot është çoban, traditë e trashëguar nga i ati.

“Gjithë jetën çoban, që i vogël i kam ndihmuar babën. Baba është lodh, më ngelen mua. Më me leverdi është jashtë shtetit, kam qenë 4 vjet në Greqi dhe kam punuar mjeshtër, murator. Më fitim kam në zanatin tim, por tani i kam për zemër dhentë. Mi la baba, tani më vjen keq t’i shes. Atë punë që do më shumë duhet me e ndjek. Unë ua di dhive, ndaj merrem me to”.

Mbarështimi i dhenve është punë me leverdi sepse është rritur kërkesa në treg për mishin dhe qumështin, por duhet më shumë mbështetje nga shteti për të mbuluar shpenzimet. Skema e subvencionit parashikon 1200 lek/ krerë, por një vit më parë Blerimi mori vetëm 600 lek për krerë. Pra në total 130 mijë lek për gjithë tufën.

“Shteti duhet të na ndihmojë me subvencione. Vjet kemi marrë gjysmën e asaj që na takonte”.

Një problematikë tjetër është rruga e amortizuar rreth 40 kilometra që lidh fshatin e tij, Domaj me qytetin e Kukësit.

“Rruga është problemi më i madh. Gjëja kryesore është rruga”.

“Rruga është gjëja ma kryesore dhe uji. Në fshat brenda ka ujë, ndërsa nëpër mal nuk ka asnjë rezervuar. Shkojmë deri në kufi edhe matanë kufirit të Kosovës për të kullotur dhitë. Kanë qumësht më shumë kur i çojmë andej”.

Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Bujqësisë në Kukës, para 10 vitesh në shkallë qarku kanë qenë 60 mijë krerë te imta ndërsa sot janë 45 mijë krerë. Shkaqet e rënies së numrit të krerëve janë emigrimi dhe pagesa e ulët e subvencioneve krahasuar me vendet e rajonit.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lab: 08/04/2024 07:56

    O vlla, te pershendes dhe te uroj gjith te mirat ne jete, un jetoj ne emigrim vete madje shum larg ne perendim, "guri i rend ne vend te vet i thot populli" te lumte per vendimin qe ke marr, se jo shum njerez e sidomos te rinj e bejne, por nje sugjerim, persa i je futur asaj pune bene stall te madhe, shtoi beni 1 mij krer, pse jo te hapesh dhe nje dyqan mishi e djathi. Qofsh i nderuar e i respektuar. "Kam qene ushtar ne krume ne 1999 vend qe i mban bagetit"

    Përgjigju
  • Iris: 07/04/2024 01:45

    /NANI/,ua dikte te gjitheve,malokeve,katunareve,qytetareve, vendin se ku duhet te rrine?! Po ti ne c'grup e fut veten e ku e ke vendin, e di??

    Përgjigju
  • Nani: 06/04/2024 14:57

    He re malok sa podha keni skeni fan ju jo fajini e ka SALI BERISHA qe ju bonirob ju malokve ju hapi kufirin se pashaport e kisht mos te ishte sala jua bonte mir ENVER HOXHA zbor e diket ti fnalin ca je ti malok e ke vendin ne mal ca je ti katunar e ke vendin katund ca je ti qutetar e ke vendin ne qu Qytet????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?