Bota

'E tradhëtuan' pasioni për kuzhinën dhe tatuazhet, arrestohet anëtari i Ndragheta, në arrati prej 7 vitesh

30 Mars 2021, 09:49| Përditesimi: 30 Mars 2021, 10:01

  • Share

Pasioni për kuzhinën dhe tatuazhet e tij ishin të mjaftueshme për të identifikuar dhe më pas arrestuar anëtarin e Bandës famëkeqe 'Ndrangheta', në arrati prej vitit 2014.

Marc Feren Claude Biart, i gjendur në Republikën Dominikane, akuzohej nga qeveria italiane me akuzën e trafikimit të kokainës në Hollandë. Ajo çfarë e demaskoi atë ishin videot e tij në YouTube ku shpjegonte recetat italiane të gatimit ndërsa mbante të fshehur fytyrën. Megjithatë një gjë e tillë ska mjaftuar pasi ai është njohur nga tatuazhet tij.

I arratisuri 53-vjeçar u kap në Santo Domingo dhe u transferua në aeroportin Malpensa të Milanos, tha policia në një deklaratë.

'Ndrangheta konsiderohet si grupi mafioz më i fuqishëm në Itali dhe është e vendosur në rajonin jugor të Kalabrisë. Grupi është i njohur për kontrollin e tij mbi trafikun e kokainës në Evropë.

Në janar, Italia filloi një nga gjyqet më të mëdha kundër të krimit të organizuar në historinë e saj kundër 'Ndrangheta.

Më shumë se 500 të pandehur përballen me akuza të ndryshme duke përfshirë vrasje, trafik droge, zhvatje dhe pastrim parash.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?