Bota

E tmerrshme, gruaja humbet jetën pasi sulmohet nga tigri

7 Gusht 2021, 14:48| Përditesimi: 7 Gusht 2021, 14:50

  • Share

Një grua ka humbur jetën në një mënyrë të tmerrshme pas sulmit të një tigri në një kopsht zoologjik në Kili

Gruaja, e cila nuk është identifikuar ende nga policia, ishte pjesë e stafit që kujdesej për mirëmbajtjen e kopshtit zoologjik në qytetin e Rancagua, 90 kilometra (60 milje) në jug të kryeqytetit Santiago. Autoritetet deklarojnë se gruaja kishte marrë plagë të shumta në qafë nga sulmi i tigrit.

Oficeri i policisë, Williams Espinoza tha se gruaja nuk e kuptoi  që dera e kafazit ishte e hapur dhe u sulmua menjëherë nga tigri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Për kë do të votonte sipas jush diaspora?