E shtyu udhëtimin dy herë, Borrell pritet të vizitojë Kinën javën e ardhshme

6 Tetor 2023, 16:32| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 16:33

  • Share

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell do të vizitojë Pekinin javën e ardhshme, sipas një njoftimi të një zyrtari europian. Vizita e parë e planifikuar në Kinë u shty në mes të prillit kur Josep Borrell u infektua me Covid, ndërsa vizita e dytë u anulua pa shpjegim në minutën e fundit nga Pekini.

Së fundmi, vizita e Josep Borel do të bëhet nga data 12 deri më 14 tetor. Ai do të takohet me ministrin e Jashtëm Wang Yi si pjesë e “dialogut strategjik BE-Kinë” për të diskutuar “marrëdhëniet dypalëshe si çështje të politikës së jashtme dhe politikës së sigurisë”.

Në qendër të bisedimeve do të jetë strategjia e paraqitur në qershor nga Komisioni Europian për t’u marrë me rreziqet për sigurinë ekonomike të Bashkimit Europian.

Brukseli po kërkon të miratojë një qëndrim europian përballë Pekinit, pa qenë domosdoshmërisht i lidhur me qëndrimin e Uashingtonit, raporton agjencia e lajmeve Hongkong.

Vizita vjen pasi Bashkimi Europian nisi një hetim në shtator mbi financimin e dyshuar të paligjshëm të Pekinit të prodhuesve kinezë të makinave elektrike, duke shkaktuar një tension të ri në marrëdhëniet me gjigantin aziatik.

Komisioni Europian gjithashtu theksoi të martën një listë me katër sektorë strategjikë që duhet të monitorohen më nga afër dhe të mbrohen nga shtetet rivale si Kina, gjysmëpërçuesit, inteligjenca artificiale, teknologjitë kuantike dhe bioteknologjia.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?