Eventi

E shtuna mikpret  'Youth Folk&Artisan', festa e Kulturës dhe Artizanatit në zemër të Tiranës

13 Prill, 08:50| Përditesimi: 13 Prill, 08:52

  • Share

TIRANË - Kjo e shtunë do të jetë e veçantë për të gjithë artdashësit dhe të apasionuarit pas traditës.

Në zemër të Tiranës tek Pazari i Ri, do të organizohet një event i veçantë për të promovuar vallet tradicionale dhe artizanatin e rinj. Aktiviteti, i titulluar "Youth Folk&Artisan", synon të sjellë në vëmendje talentet e të rinjve në ruajtjen dhe promovimin e kulturës së vendit.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë paraqitjet e ansambleve të rinj dhe të njihen me punën e artizanëve të talentuar.

Eventi, i cili organizohet falë mbështetjes së Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, do të nisë nesër në orën 17:30, dhe është hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të bashkohen në këtë festë të kulturës dhe artizanatit.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?