Adriana Matoshi

E shpallën të vdekur! Reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen

9 Maj, 10:37| Përditesimi: 9 Maj, 10:43

  • Share

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka reaguar në rrjetet e saj sociale pasi një lajm i cili po qarkullonte në Tik-Tok pretendonte se ajo kishte vdekur.

 Ndaj dhe Matoshi shprehu pakënaqësinë e saj ndaj këtij dezinformimi.

“Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por para Zotit s’po mundeni kurrqysh me dalë, çka me bo që ai po don unë me jetu fuqishëm”, shkruan Adriana në Instagram.

Ndërkohë që gjithashtu ka theksuar se emrin e ka me ‘D’, duke iu referuar postimit që emrin 'Adriana' e kishin shkruar gabim.

“Me D e kam emrin o popull. ADriana sa herë me ju tregu”, shton ajo.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?