E shoqëruar nga vajzat dhe bashkëshorti, voton Vjosa Osmani: Sot është një ditë e bardhë për Kosovën (VIDEO)

14 Shkurt 2021, 10:22| Përditesimi: 14 Shkurt 2021, 11:11

  • Share

Të drejtën e saj kushtetuese për të votuar këtë të diel e ka ushtruar edhe Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani. 

Osmani ka votuar në fakultetin Teknik, ku ishte e shoqëruar me bashkëshortin e saj dhe dy vajzat

“Sot është një ditë e bardhë për Kosovën, është një ditë kur të gjithë qytetarët tanë do ta përcaktojnë të ardhmen e tyre, do ta përcaktojnë fatin e vendit dhe individual. Është një ditë e ftohtë por ftoj të gjithë qytetarët të votojnë, ftesë e veçantë për të gjitha vajzat dhe gratë.

Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë mërgatën tonë, që kanë bërë një sakrificë të madhe duke ardhë e duke marrë pjesë në votime përmes postës”- ka thënë Osmani pas votimit.

1613294682_vjosaa.png 


Lajmi kryesor:

Votimi u mbyll pa incidente në Kosovë, morën pjesë rreth 46% e qytetarëve! KQZ numëron mbi 450 mijë vota, kryeson bindshëm Albin Kurti (Numërimi live)


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?