Kosova & Rajoni

E shokuar dhe me pranga në duar, momenti i arrestimit të artistes shqiptare që qëlloi ndaj mjekut grek në sy të vajzës! E kishte paralajmëruar: Ora e ndëshkimit po afron

11 Nëntor 2021, 18:09| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 21:30

  • Share

Mediat greke kanë publikuar foton e arrestimit të shqiptares e cila qëlloi me armë kundrejt mjekut grek, në sy të vajzës.

Me pranga në duar artistja shqiptare, violinistja Klondiana Celo, shfaqet e shokuar nga akti i rëndë që ka kryer. Mjeku grek, e kishte ndaluar Klodianën që të shikonte vajzën që pas ndërprerjes së marrëdhënies së tyre në vitin 2016.

"Ata krijuan një lojë, madje paguanin avokatët që kisha marrë për të vendosur kundër meje dhe deri më sot më kërcënojnë ose nëpërmjet të tretëve ose vetë. Jeta ime është ndalur që kur më kanë marrë vajzën.’- shprehej ajo në një intervistë.

Ajo ka treguar se kishte ngritur sërish padi kundër babait të fëmijës së saj, dhe nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga autoritetet gjyqësore.

 “Pesë muaj pasi e morën, fëmija u shtrua në spital në gjendje kome, por nuk më lanë ta shihja as atje ” , tha ajo. “Vajza aktualisht jeton me dy 70-vjeçarë në vend që të jetojë me nënën e saj’, shtoi ajo.

Ndërkohë në rrjetet sociale, ajo kishte paralajmëruar qëllimin me armë kundrejt mjekut grek.

“Ora e drejtësisë po afron”, shkruante ajo.

 


Lajmi kryesor:

Në sherr për kujdestarin e fëmijës, artistja shqiptare qëllon me breshëri plumbash mjekun grek, burri në ‘luftë’ për jetën në spital! E kishte paralajmëruar: Ora e drejtësisë po afron


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?