Trajneri Ilir Daja

E shndërroi në skuadrën më të suksesshme në trevat shqiptare, Ilir Daja rinovon kontratën me ‘Ballkani FC’

26 Shkurt, 17:04| Përditesimi: 26 Shkurt, 17:19

  • Share

Trajneri nga Shqipëria Ilir Daja ka firmosur për rinovimin e kontratës edhe për 2 vite të tjera me skuadrën e Ballkanit, kamionen e Kosovës. Kontrata aktuale e Dajës përfundonte në verë të këtij viti.

Ilir Daja e ka shndërruar Ballkanin e Suharekës në skuadrën më të suksesshme në trevat shqiptare duke marrë pjesë dy herë radhazi në grupet e Conference League dhe ka fituar dy herë radhazi titullin kampion të ligës në Kosovë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?