TIRANË- Një shpërndarës kokaine është vënë në pranga të policisë së Tiranës në bashkëpunim me atë të Durrësit, pasi është kapur duke shitur drogë. Gjovalin Gjoka, 39-vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i dënuar më parë për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Armëmbajtja pa leje", është arrestuar në flagrancë te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë.
Ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike në sasi prej 200-500 gramë, në zonën e Shijakut, e ndante në porcione nga 10 gramë deri në 100 gramë, të cilat më pas i shiste me shumicë në zonën e “Bulevardit të Ri", në ish-Stacionin e Trenit dhe në zonën e "Zogut të Zi“, në qytetin e Tiranës, po ashtu në Durrës dhe në Shijak.
39-vjeçari e shiste kokainën kundrejt vlerës 8000 lekë të rinj për gramë. Klientët që blinin lëndën narkotike i priste në stacione autobusësh, për të mos rënë në sy. 39-vjeçari e kryente këtë aktivitet kriminal dy herë në javë.
Në vijim të operacionit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 400 gramë kokainë, një sasi dozash me kokainë, 1 aparat celular dhe 1 automjet me të cilin lëvizte ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike". Gjovalin Gjoka ishte me precedent të mëparshëm penal, pasi në vitin 2011 bashkë me vëllanë e tij vranë në 2011, Paulin Dedën në mes të Lezhës. Por autorsinë e vrasjes e mori përsipër vëllai i tij, i cili po vuan edhe dënimin.
M.Q./ReportTv.al
Autoresine e vrasjes e ka marre vellai i tij dhe ky eshte i lire duke qene bashkepunetor. Si ka mundesi?
Përgjigju