Romeo Veshaj, banor i BBVIP

‘E shikoj më shumë si lojtare sesa si të dashur’, deklarata e Romeos pas krisjes me Heidin: Le të bëjë lojën e vetë

9 Mars, 21:41| Përditesimi: 9 Mars, 21:55

  • Share

Romeo Veshaj ka folur gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP për marrëdhënien e tij me Heidin e cila prej disa ditësh duket se është krisur. Moderatori tha se ka arritur në pikën që e sheh më shumë si lojtare Heidin sesa si të dashurën e tij.

“Unë ndjesinë e kam me Heidin, por lëmsh ndjesinë që nuk i besoj këtu brenda për shkak të gjithë veprimeve. E shikoj më shumë si lojtare sesa të dashurën time. Nuk ka asgjë të keqe të shohi lojën. Kuptoni edhe ndjesinë, kjo ka filluar te pulsanti. Kam menduar se duke parë që un jam me nerva me x njeri të paktën mos ma sill afër dhe mos qesh. Unë kur i hedh gjërat mas shpine, i hedh. Komenti ‘dua më shumë vëmendje’, ca do më. Françeskën nuk e besoj, askujt ktu brenda nuk i ha as për mua as për këtë vajzën”-u shpreh Romeo.

Ndërsa sipas Heidit shkak për ndryshimin e Romeos në raport me të, janë bërë komentet e banorëve të tjerë.

“Romeo ka ndryshuar, e kanë fryrë gjithë shtëpia. I ka heq dyshimet nga unë, i thonë që nuk vlen pa Heidin gjatë gjithë kohës, dhe ne atë moment ka ndryshuar”- tha Heidi.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • asma: 10/03/2024 21:31

    po kur e perdori donaldi ate super goce qe nuk kishte surrat ti afrohej po dhe ti te njenjten gje po ben.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?