E shembur prej tre muajsh, në mars nis rikonstruksioni i rrugës Vajzë-Sevaster në Selenicë

9 Mars 2023, 16:25| Përditesimi: 9 Mars 2023, 16:30

  • Share

Prej 24 Janarit rruga Vajzë-Sevaster që lidh 10 fshatra të njësisë së Sevasterit në Bashkinë e Selenicës është shembur në një gjatësi prej 100 metrash. Ajo kalohet vetëm në një sens dhe paraqet rrezik për drejtuesit e mjeteve.

Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj në një intervistë për Report TV tha se më 10 mars mbyllet prokurorimi dhe më pas nis investimi.

“Aksi është i shembur por masat janë marrë, projekti është bërë dhe është në fazën përfundimtare të prokurimit. Më 10 mars bëhet shpallja e fituesit dhe nis dhe rehabiliti i këtij aksi. Sipas agjencisë së prokurorit tenderi është 22 milionë lekë të reja”, tha Flamur Mamaj Prefekt i Vlorës.

Me një fond prej 22 milionë lekësh të Autoritetit Rrugor Shqiptar do të kryhet rikonstruksioni në segmentin e rrugës Vajzë-Sevaster që ka pësuar shembje të trasesë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?