E shembi tërmeti, ringrihet Kulla C e Kalasë së Durrësit

30 Qershor 2022, 22:08| Përditesimi: 30 Qershor 2022, 22:24

  • Share

Muret bizantine të Kullës C në kalanë e Durrësit janë rindërtuar pas një pune më shumë se dy vjeçare të restauratorëve. Në përurimin e monumentit të trashëgimisë kulturore morën pjesë ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe ajo e Suedisë, Elsa Hastad, pasi restaurimi i saj u mundësua nga programi i Fondit të Ambasadorëve dhe qeveria suedeze me një vlerë rreth 350 mijë dollarë

"Qeveria amerikane ka dhuruar fonde për rikonstruksionin e objekteve të rëndësishme të kulturës si kulla C dhe objekte të tjera në Krujë dhe Prezë. Duke kontribuar në ruajtjen e objekteve historike të arkeologjisë shqiptare që u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit".- u shpreh ambasadorja amerikane.

"Qeveria Suedeze mobilizoi menjëherë fonde duke ju përgjigjur nevojës për stabilizimin e muraturës me anë të një strukture çeliku, lëvizjen e blloqeve të rëna dhe sistemimin e tyre, krijimin e një hapësire të sigurt që ekspertët të kryenin dokumentimin e gjendjes faktike, shqyrtonin situatën dhe të hartonin projektin e restaurimit".- tha Elsa Hastad.

Kalaja e Durrësit është simbol i lashtësisë së qytetërimit. I gjithë muri rrethues, përfshirë kullën C i përket periudhës së perandorit bizantin "Anastasi I" në shekullin e V-të, që fortifikoi qytetin.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?