Spitali i Pogradecit

E rëndë në Pogradec/ 46-vjeçarja del nga spitali, sapo shkon në shtëpi ndërron jetë

8 Dhjetor 2021, 23:06| Përditesimi: 8 Dhjetor 2021, 23:23

  • Share

POGRADEC- Një ngjarje e rëndë është regjistruar një Pogradec, ku një 46-vjeçare ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 ku mësohet se 46 vjeçarja  A. H., ishte paraqitur ishte paraqitur në Spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj ku ka gjetur vdekjen.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

"Më datë 08.12.2021, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, ka gjetur vdekjen, shtetasja A. H., 46 vjeçe, e cila më parë ishte paraqitur në Spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes", njofton Policia.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/12/2021 00:37

    Spitali duhet t'a mbante 24 ore per obzervim,edhe sikur nje rrezim i rendomte te ishte,por aty ne Shqiperi,procedurat e spitaleve dhe ata qe i zbatojne jane koti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?