E rëndë në Durrës/ Bën për në spital bashkëshorten dhe më pas tenton t'i jap fund jetës, shoqërohet në polici 50-vjeçari

7 Mars 2020, 00:15| Përditesimi: 7 Mars 2020, 00:48

  • Share

Një tjetër femër ka rënë viktimë e dhunës në familje në qytetin e Durrësit mbrëmjen e sotme. Një 42-vjeçare me inicialet E.H. është dhunuar rëndë nga bashkëshorti i saj A.H.,50 vjeç, duke përfunduar në spital. Burime për Report Tv bëjnë me dije se, 50-vjeçari ka ushtruar dhunë mbi bashkëshorten derisa ajo ka humbur ndjenjat. 

Menjëherë pas aktit të rëndë, duke menduar se 42-vjeçarja ka ndërruar jetë, A.H. ka tentuar t’i jap fund jetës duke u vetëvarur, por është shpëtuar në kohë nga policia dhe më pas shoqëruar në Komisariatin e Durrësit për sqarime të mëtejshme. Ndërkohë, 42-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Durrës/ Informacion paraprak i policisë:

Më datë 06.03.2020, rreth orës 22:15, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasi A.H.,50 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj  bashkëshortes së  tij, shtetases E.H.,42 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Më pas shtetasi A.H., ka tentuar të vetëvaret, por është shpëtuar në kohë  nga forcat e policisë të cilët më pas e kanë  shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • Kafsha: 07/03/2020 10:04

    O gra, o femra mos u martoni me celebrime! Mos merrni mbiemrat e burave! Bëni nga një-dy fëmijë me kë tu dojë qejfi sepse në fund të fundit dashuria e vërtetë është ajo për fëmijën. Ndërkohë ligji të detyrojë fundërrinat burecë të njohin fëmijët e tyre me qëllim që tu paguajnë kuotat e vëna nga shteti dhe jetoni jetën tuaj të qeta me fëmijët tuaj. Shteti femrës ti japi pará mjaftueshëm që ajo të rriti fëmijët. Mos u bëni shërbëtore të burecëve tuaj që rrinë gjith ditën rrugëve, të vinë në shtëpi ti kenë të gjitha gati dhe pastaj tu q.jnë e tu rrahin e tu vrasin! MJAFT!

    Përgjigju
  • Ergi: 07/03/2020 02:16

    A jeni njerez a cfare? Nuk ju punon logjika?Vetem forca e dajaku ju ecen?Burra pa burreri...

    Përgjigju
    • Kafsha: 07/03/2020 10:12

      Tony injoranti hiqe atë emer dhe vetequaju talibani nga Avganistani! Yyyyyyt qafir!

    • Tony: 07/03/2020 06:31

      O ergi ska faj i shkreti se kane marre grate jerm mire ka bere shqipria do 1 rregjim taliban si ne afganistan

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?