Meta-Kryemadhi

E rruajnë, e rruajnë!

22 Prill, 20:34| Përditesimi: 22 Prill, 20:36

  • Share

Me një gjuhë skandaloze, në asamblenë e partisë së bashkëshortit të saj, zonja Kryemadhi i është drejtuar platesë, por edhe gjithë shqiptarëve se “Nuk e rruaj për SPAK-un”.

Është në vazhdën e një sulmi që i bëhet prej kohësh nga Berisha dhe Meta, SPAK-ut, me një terminologji që prek fundin dhe tregon shkallën e degradimit të opozitës në tërësi. Në sallë ashtu si te rrugica e Berishës u dëgjuan të qeshura dhe brohoritje. Janë ata që do drejtojnë administratën nëse kjo opozitë vjen në pushtet.

Dhe pastaj ne çuditemi pse gjuha e rinisë në jetën e përditshme ka degraduar më keq se ajo e meshkujve lapërdharë dikur; habitemi pse njerëzit nuk kanë respekt për policinë në rrugë apo pse kjo polici nuk është më e rreptë ndaj shkelësve të ligjit. Nuk kanë faj.

Tashmë shumica e shqiptarëve është rritur në kohë dhe ambient ku politika ka degraduar në të gjitha aspektet, përfshi atë edukativ; ku administrata është mbushur me kopje të këtyre politikanëve; ku arsimi është normale që ka degraduar përderisa arkitektët e tij ka qenë kjo klasë politike; ku shteti është sulmuar dhe trajtuar si leckë nga klasa politike.

Por a nuk e rruan vërtet politika nga kjo drejtësi? E rruan që ç’ke me të. Nëse prokurorët do kenë me të vërtetë ca më shumë sedër, i bën që ta rruajnë derisa t’u dali gjak. Ka pasur bota trima që nuk kishin frikë plumbin, por u është futur gjuha brenda para akuzave për korrupsion; ka pasur politikanë që kanë lëvizur miliarda dhe kanë përfunduar me ndihma sociale.

Vetëm tre ditë më parë Giancarlo Galan, ish-ministër i qeverisë Berluskoni dhe guvernator i Venetos, provincës që e ka GDP-në sa Greqia dhe Portugalia të marra së bashku, në një intervistë te “Corriere della Sera” tregonte sesi nga njeriu që kishte vila e komandonte miliarda, që me një të rënë të lapsit qëronte 50 milionë euro nga buxheti dhe i fuste në xhepin e tij, sot jetonte në një shtëpi në mal që ia kishte falur vëllai dhe nuk përfitonte as pension e as ndihmë sociale pasi prokuroria i kishte hyrë llogarive të tij dhe e kishte lënë në diell; sesi institucionet që kishte drejtuar e kishin hedhur në gjyq për prishje imazhi dhe merrnin dëmshpërblime; sesi e kishte lënë edhe gruaja dhe jetonte vetëm me një qen endacak e nuk kishte para as për një drekë në restorant.

Kështu që kur e rruante Berluskoni për drejtësinë dhe i shkoi jeta duke vrapuar që t’i ikte, këta tanët e rruajnë që ç’ke me të, se me rrogat që marrin nuk justifikojnë dot as një nevojtore, lëre pastaj të tjera. Puna është që a do mundet SPAK-u? Dhe kjo fillon që nga vënia përpara drejtësisë për fyerje të shtetit dhe personit zyrtar të atyre që e shajnë nga mëngjesi në darkë nga penxheret dhe hotelet e marra me qira. Pastaj keni për ta parë sesi do nusërojnë dhe ligjërojnë trimat e politikës. 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • turi: 23/04/2024 11:05

    Nuk duhet te kete frike politika nga spaku (kane frike politikanet ne bote nga prokuroria?). Derisa SPAK-u te kete frike nga moshetimi i gjithekujt , vetem atehere do gezoj respekt nga kushdo dhe nga vete hajdutet. Dhe e kunderta duke pasur frike te hetoje ai luan rolin dhe merr atribute me te uleta se vete hajdutet te cilet i takon ti hetoje. Dhe para se te harxhoje burime per te hetuar ministrat e Ismail Qemalit eshte mencuri te hetoje dhe ruaj ata brenda gardhit qe jane afer molleve dhe dardhave dhe te kete kujdes mos cenoje balancen qe dikton pluralizmi.

    Përgjigju
  • Aliu: 23/04/2024 08:55

    Kur SPAKu të veprojë si në rastin e Galan në Itali! që ti sekuestrohen pronat, atëherë thuhet se SPAKu dhe Shteti po puno nëtë kundërten kështu dotë vazhdojë korrupsioni në këtë vend.

    Përgjigju
  • Ura: 23/04/2024 04:51

    Ua. Une u bera kaq dhe fjalorin halabak tironc e kam menu se e kam mesu prej Ed Rome me dialektizmat patetik e gangsterial te Doshit e Luces! Qekam kabu. Lilja me te shoqe Monike qoka nami....

    Përgjigju
  • emigranti: 22/04/2024 22:07

    Tamam! Varet se sa te vendosur jane Altin Dumani dhe te tjeret atje ne SPAK,se sa shpejt do i veje policia ne dere spiunit Mea-j apo kryetarit te bandes antishqiptare dhe dhenderrit te tij qw ligjerojne dhe tallen me Dumanin e me SPAKUN nga mengjezi,duke uleritur si hoxha maje xhamise atje ne papafingon e pallatit me shume penxhere...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?