Ted Sams

E rrallë, në moshën 78-vjeçare merr diplomën e shkollës së mesme

1 Qershor 2022, 12:48| Përditesimi: 1 Qershor 2022, 12:56

  • Share

Për 60 vjet, Ted Sams ishte penduar që humbi diplomimin e tij të shkollës së mesme.

Tani në moshën 78-vjeçare, Sams më në fund mund ta quajë veten një i diplomuar pasi vendosi kapelën, pelerinën dhe mori diplomën e tij të ditën e premte me klasën e vitit 2022 në shkollën e mesme “San Gabriel” të Kalifornisë Jugore.

Në vitin 1962, Sams u gjend në telashe dhe u pezullua pesë ditë para përfundimit të vitit shkollor. Ai tha se humbi një provim përfundimtar dhe duhej ta kompensonte atë gjatë verës.

“Kur u ktheva, nuk më jepnin diplomën sepse i detyrohesha 4 800 dollarë për një libër, dhe kështu unë thjesht u largova dhe thashë: Harroje atë!”

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?