Bota

E rrallë, mbulohet nga bora vendi më i thatë në botë

2 Shtator 2021, 22:34| Përditesimi: 2 Shtator 2021, 22:40

  • Share

Shkretëtira Atacama, në Kili, është vendi më i thatë në botë. Sidoqoftë, më 25 gusht pati reshje dëbore të konsiderueshme që madje bllokuan rrugët. Në disa zona, trashësia e borës arriti deri në 15 centimetra të trasha.

Qytetet si El Salvador dhe San Pedro de Atacama, rreth 750 kilometra në veri të Santiago, u zgjuan të mbuluar nga një shtresë e bardhë bore.

Duke folur për Reuters, meteorologu Daniel Diaz shpjegoi se reshjet e borës “nuk ndodhin çdo vit”. Aq më pak në gusht, kur dimri po përfundon në hemisferën jugore. “Normalisht, borë pritet më shumë në qershor dhe korrik,” shton ai.

Reshjet e borës kanë mbuluar shkretëtirën, një vend ku rrallë herë bie gjatë gjithë vitit. Ndërkohë autoritetet kanë dhënë alarmin për përmbytje në ditët në vijim.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?