Edlira Açkas dhe vendi i ngjarjes

E rëndë, shqiptarja humb jetën tragjikisht në aksident në Itali! Zjarrfikësja punoi 2 orë për nxjerrjen e trupit të pajetë të 55-vjeçares

21 Shkurt 2022, 12:46| Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 13:30

  • Share

Edlira Aliçka është shqiptarja e cila humbi jetën pasditen e djeshme në Treviso të Italisë, pasi u përfshi në një aksident automobilistik.

55-vjeçarja po udhëtonte me makinën e saj tip “Mercedez A-Class” kur papritur në rrethana ende të paqarta u përplas me një Audi A6, ku për pasojë të dyja mjetet kanë përfunduar në fushën poshtë rrugës.

Të dyja makinat udhëtonin nga Sernaglia në drejtim të Coneglianos, ndërsa ngjarja e rëndë u regjistrua vetëm disa minuta pas Edlira kishte mbushur me karburant automjetin.

Trupi i pajetë i gruas mbeti i bllokuar në kabinë, pas përmbysjes së makinës, teksa vlen të theksohet se u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur nxjerrjen e tij pas rreth 2 orësh.

Rruga provinciale 34, në zonën ku ndodhi aksidenti u shpall e pakalueshme për qarkullimin e mjeteve, si pasojë e shumë aksidenteve tjera të mëparshme në po këtë zonë. Të gjitha makinat që kalonin më parë në atë zonë, tani do të kalojnë në rrugët fqinje.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?