Foto ilustruese

Kronikë

E rëndë, po rregullonte kabinën elektrike, rrëzohet dhe humb jetën elektricisti në Rrogozhinë

30 Shtator 2021, 16:55| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 16:58

  • Share

Pasditen e ditës së sotme, elektricisti 62-vjeçari Sadi Qehajaji është rrëzuar nga lartësia teksa po rregullonte një kabinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja e trishtë është shënuar në rreth orës 16:15, në fshatin Gosë, Rrogozhinë, nga ku edhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagës së rëndë që kishte marrë në kokë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?