E rëndë në zonën e Pazarit në Korçë, 36-vjeçari godet me thikë dy persona

19 Tetor 2023, 11:37| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 12:33

  • Share

KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Pazarit në Korçë.

Jonis Mazllëmi, 36-vjeç banues në Korçë, ka dëmtuar me mjet të mprehtë, shtetasen A. M., 52 vjeçe dhe shtetasin V. Sh., 60 vjeç, në momentin kur ky i fundit ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën.

Të dy u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para dyshohet se autori i ngjarjes, vuan nga probleme të shëndetit mendor. 36-vjeçari menjëherë u kap nga shërbimet e Policisë dhe aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?